|E hënë, Shkurt 19, 2018

Bllokohet një tonelatë metamfetaminë 

Rojat bregdetare indoneziane, konfiskuan një tonelatë metamfetaminë të fshehur në thasë orizi, që po transportohej me një ‘anije fantome’.

Anija është ndaluar në Kanalin Phillip, kur ekuipazhi ia ndruan flamurin e Singaporit me atë Indonezian, gjë që ngjalli shumë dyshime, transmeton Telegrafi.

Pasi u ankorua për inspekim, u gjetën 41 thasë me masë të dyshimtë, katër flamuj të ndryshëm dhe dokumente jo të rregullta.

Droga e fshehur në thasë orizi

“Gjetëm 1,029 kilogramë metamfetaminë, por sasia mund të jetë edhe më e madhe, pasi ende nuk e kemi përfunduar kontrollin”, ka thënë shefi i ekipit të forcave detare.

Në këtë aksion janë arrestuar katër të dyshuar, njëri prej të cilëve ka thënë se masën e gatshme për treg po e dërgonin në Australi.

Të dyshuarit për kontrabandim

Anija transportuese është konsideruar ‘fantome’, pasi nuk dihet prej nga ka ardhur dhe kujt i përket, duke e bërë rastin edhe më të komplikuar.

Në anën tjetër, ligjet indoneziane parashohin dënime të rrepta për tregtarët e drogës, përfshirë edhe dënimin kapital.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjykata i jep kujdestarinë – Fëmijët e Liljana Rukos do qëndrojnë me dajën

Dy të miturit jetimë 7...

Close