|E shtunë, Tetor 21, 2017

Bloomberg View: Ndihmojeni Shqipërinë, legalizoni hashashin. 

89185     Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Shqipëria po përpiqet që të shkatërrojë një pjesë të madhe të ekonomisë së saj: rreth 800 oficerë policie janë dërguar për të djegur plantacionet me marijuanë në fshatin e Lazaratit, që mendohet se prodhon rreth 900 ton kanabis në një vit. Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama mesa duket shpreson se shkatërrimi i hashashit do ta ndihmojë të fitojë mbi zyrtarët e BE, që kanë shprehur shqetësim për një sërë çështjesh në vendin thellësisht të korruptuar, me paligjshmëri dhe me shumicë myslimane.

Një çështje është zakoni i gjakmarrjes, një fenomen të cilin zyrtarët shqiptarë nuk e përcaktojnë dot me numra, edhe pse ka dëmtuar reputacionin e vendit.

Një tjetër mosmarrëveshje është ajo mes Shqipërisë dhe kompanise çeke të energjisë, CEZ, një investitor në sistemin e shpërndarjes. Më pas është trafiku: Shqipëria është jo vetëm një vend që rrit drogë, por edhe një qendër tranziti për drogën nga Afrika e Lindja e Mesme, që më pas shkon në Greqi, Itali dhe vendet e tjera europiane.

Edhe pse zyrtarët shqiptarë kanë premtuar se do e rregullojnë këtë, ata janë fokusuar në një temë: Europa duhet ta pranojë Shqipërinë për të dërguar një sinjal pozitiv në Ballkan. “Ne jemi larg të qenit engjëll, por çdokush ka bërë një zgjidhje të qartë, të bëjë paqe për hir të perspektivës europiane,” tha Rama në një fjalim së fundmi.

Ky ka qenë një argument bindës për europianët, që duket se do i japin vendit statusin e kandidatit javën që vjen, një besueshmëri e madhe për Ramën dhe vendin e tij, por nisur nga eksperienca me Turqinë, kjo nuk do thotë se vendi do afrohet më shumë me BE-në. Nuk ka rëndësi çfarë thonë burokratët europianë, Shqipëria është në gjendje shumë më të keqe ekonomike dhe sa i përket zbatimit të ligjit sesa Bullgaria, anëtari më i varfër i BE.

Nëse Shqipëria mund të pranohet si vend kandidat, pse jo edhe Ukraina? Pavarësisht konfliktit të armatosur në lindje, aty nuk është një strehë për trafikun e drogës dhe për tradita të përgjakshme mesjetare. Investitorët e huaj janë më të mirëpritur nën drejtimin e presidentit pro- biznes Petro Poroshenko se në çdo vend tjetër europiano- lindor. BE nuk do guxojë ta ndërmarrë këtë lëvizje, pasi i druhet se provokon Rusinë. Për të shmangur standardet e dyfishta, Brukseli duhet të konsiderojë legalizimin e marijuanës në BE. Më pas Shqipëria, me industrinë e mirëorganizuar të kanabisit, mund të mirëpritet në union si një vend me një specializim të ligjshëm dhe të nderuar.

Me çmimet që shitet në Kolorado, që së fundmi ka legalizuar marijuanën, të ardhurat e përvitshme nga Lazarati do ishin rreth 7.6 miliardë dollarë, thuajse sa një e treta e PBB të Shqipërisë. Legalizimi i kanabisit në Kolorado ka sjellë 7.4 miliardë dolarë në taksa në tre muajt e parë dhe nuk ka sjellë rritje të krimit.

Nëse Europa do që anëtarët në perspektivë të plotësojnë standardet e saj ekonomike, duhet t’i lejojë që të bëjnë atë që bëjnë më mirë.

alb365.com/Leonid Bershidsky/Bloomberg View

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
JA KUSH DO TËRHIQET NGA GARA E KREUT TE PD-së

Nga SPARTAK NGJELA - Edhe qeveria e re, edhe opozita e re sot janë nën një trysni të barabartë. Por...

Close