|E enjte, Prill 27, 2017

Blushi fton shqiptarët , ejani të ngremë shtëpinë e re 

Deputeti Ben Blushi fton qytetarët të bashkëpunojnë për krijimin e projektit politik:  Njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje

“Deri më sot kemi patur parti, por nuk kemi patur platforma lirie. Kemi patur lëvizje, por nuk kemi patur zhvillim. Kemi patur mendim, por nuk kemi patur ide. Kemi patur pluralizëm, por nuk kemi patur demokraci” shkruan Blushi në një postim në facebook

Postimi ne facebook i Ben Blushit

Të nderuar miq!

Prej disa muajsh, bashkë me shumë kolegë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria, po përpiqemi për krijimin e një Projekti të ri politik. Ne duam t’i japim vendit një mjet më shumë në luftën kundër varfërisë, padrejtësisë dhe pabarazisë. Ajo që ëndërrojmë është një platformë lirie, e cila bashkon qindra mijëra vullnete njerëzish të zakonshëm, duke u krijuar atyre hapësirën e duhur për modernizimin e Shqipërisë.

Deri më sot kemi patur parti, por nuk kemi patur platforma lirie. Kemi patur lëvizje, por nuk kemi patur zhvillim. Kemi patur mendim, por nuk kemi patur ide. Kemi patur pluralizëm, por nuk kemi patur demokraci.

Ne, një grup shqiptarësh të lirë, kemi vendosur të krijojmë diçka që nuk e kemi patur. Një projekt politik njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje. Duke ju kërkuar të bëheni pjesë, ju ftoj të gjithëve ta krijojmë bashkarisht këtë Projekt. Secili është i lutur të më shkruajë: Çfarë do donit nga një organizatë politike? Si duhet të organizohet ajo? Cilat shtresa duhet të mbrojë? Në çfarë pikëpamjesh duhet të bazohet? Si mund të vetëkorrigjohet? Çfarë marrëdhëniesh duhet të ketë me partitë e tjera? Kush duhet të jetë pjesë e saj? Kush nuk duhet të jetë në asnjë rast pjesë e saj?

Nëse doni të krijoni një shtëpi të re, besoj se kjo është dita për të skicuar arkitekturën e saj. Nëse e keni për herë të parë, aq më mirë! Do të thotë se jeni më të përgatitur. Por edhe nëse nuk është hera e parë, prapë shumë mirë. Projekti ynë politik do të jetë një Shtëpi e hapur për të gjithë, për të gjithë ata që duan të shohin atë çfarë vjen dhe jo atë që ka ikur. E shkuara vlen vetëm kur përdoret nga e ardhmja!

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Studimi/ Ekspertët – Jo HEC-e mbi Vjosē https://t.co/XEo2h4UHEt https://t.co/5vBJi0WkCJ
11,380 people follow ALB365
Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic Lorensom Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic woolies0 Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic B_Happy_ Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic AndrijaF Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic xodlvm13 Twitter Pic Shawncha Twitter Pic adrianol Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Borë dhe kallashnikov nga djemtë në Stamaticën e Lulzim Cakës (video)

Të pafundme janë videot që janë xhiruar në këtë të ftohtë, ku më shumë se gjysma e Shqipërisë është mbuluar...

Close