|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Blushi ironizon Ramën: Kujt s’i pëlqen fytyra, përpiqet të mbulojë pasqyrën 

Deputeti Ben Blushi ka komentuar deklaratat kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe analistëve.

Në një postim në fb, Blushi ironizon se atyre njerëzve që nuk u pëlqen fytyra përpiqen të mbulojnë pasqyrën, por kjo sipas tij nuk i ndihmon.

Blushi: Pashë KM që kishte bërë nje video kundër medias.Ka ende njerëz që ngatërrojnë fytyrën me pasqyrën.Politika është fytyra ndërsa media është pasqyra.Zakonisht ata të cilëve nuk iu pelqen fytyra përpiqen të mbulojne pasqyrën por kjo nuk i ndihmon.Përkundrazi!

Kryeministri Rama në rubrikën “Komunikimi javor” të dielën adresoi kritika kundrejt medias, portaleve dhe analistëve që sipas tij janë shndërruar në një parti të “çartur”.

Sipas tij një pjesë dërmuese e tyre jetojnë falë gjobave dhe shpifjeve.

Rama: Pjesa e dërmuese e mediave dhe analistëve janë kthyer në parti politike që as votohet, as i jep llogari ndonjë votuesi dhe as nuk do t’ia dijë hiç fare se çfarë duan prej saj as dhe çfarë mendojnë për të votuesit shqiptarë.Të gjithë bashkë kanë braktisur detyrën e informimit të publikut. Janë bërë si një parti e çartur që financohet kryesisht me gjoba të paligjshme apo shërbime të padeklaruara ndaj të tretëve të interesuar për të nxitur lincimin e kundërshtararëve të tyre në politikë apo dhe biznes.Shpifja dhe fakti janë shkrirë në një.

blushi

Add a Comment

%d bloggers like this: