|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Blushi ngre Zharrzën në këmbë, marshoni drejt Fierit (foto e video) 

Fier – Deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA-s, u ka dhënë haptazi sot mbështetje morale dhe orientime praktike grevistëve dhe banorëve të Zharrëzës në Fier, që prej ditësh po kërkojnë ndërprerjen e shpërthimeve të nëndheshme për naftë nga kompania “Bankers Petroleum”, që po u rrezikon jetën.

Blushi u tha: “mos vdisni, por marshoni së toku” duke theksuar se qeveria është me “Bankers”, sepse ka marrë ryshfet dhe mediat po ashtu i kanë bojkotuar.

“Duhet të tregoni që i gjithë populli i Zharrëzës është në një mendje. Mblidhuni këtu, bëni një marshim, lini një orar dhe tremijë veta, shkoni në këmbë në Fier. Ajo është gjëja që duhet të bëni! Se Shqipëria nuk e di, media nuk e jep, ju kanë bojkotuar. Mediat dhe qeveria janë me palën e “Bankers”, kjo është çështja dhe ju kanë bojkotuar.

Ju nuk duhet të vdisni, ju duhet të sensibilizoni Shqipërinë që jeta juaj është në rrezik. Që qeveria që ju përfaqëson nuk është me ju, nuk ju mbron, por është me palën që rrezikon jetën tuaj! Për çfarë është?! Për shkak të ryshfetit! Një naftë e përzier me gjak ne nuk na duhet. Kjo është naftë me gjak! Makinat e Shqpërisë nuk duhet të mbushen me naftën tuaj, me gjakun tuaj. Se kështu është: në vend të blesh naftë, blen gjak! Në qoftë se këtu ka njerëz që iu rrezikohet jeta, apo jo?! “

https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/444772198979761/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ambasadori Lu takon Nishanin

Ambasadori amerikan në Tiranë ka mbërritur në selinë e Presidencës mbrëmjen e sotme. Diplomati amerikan po takohet me kreun e...

Close