|E premte, Prill 28, 2017

Blushi – Pas një jave bëhemi me mijra 

Ben Blushi ka postuar sot në faqen e tij në rrjein social facebook se ka marr nje vendim të rëndësishëm , një vendim i cili jo më shumë se një javë do të bëhet publik dhe më tej thotë se shumë shpejt do të jemi me mijra e mijra. Burie informacioni nga kjo parti e re pohojnë për alb365.com se mundësia më e madhe e emrit të partisë do të jet Lista e Barabartë

Por dy ditë më parë Blushi shkruante po në facebook

Të nderuar miq!

Prej disa muajsh, bashkë me shumë kolegë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria, po përpiqemi për krijimin e një Projekti të ri politik. Ne duam t’i japim vendit një mjet më shumë në luftën kundër varfërisë, padrejtësisë dhe pabarazisë. Ajo që ëndërrojmë është një platformë lirie, e cila bashkon qindra mijëra vullnete njerëzish të zakonshëm, duke u krijuar atyre hapësirën e duhur për modernizimin e Shqipërisë.

Deri më sot kemi patur parti, por nuk kemi patur platforma lirie. Kemi patur lëvizje, por nuk kemi patur zhvillim. Kemi patur mendim, por nuk kemi patur ide. Kemi patur pluralizëm, por nuk kemi patur demokraci.

Ne, një grup shqiptarësh të lirë, kemi vendosur të krijojmë diçka që nuk e kemi patur. Një projekt politik njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje. Duke ju kërkuar të bëheni pjesë, ju ftoj të gjithëve ta krijojmë bashkarisht këtë Projekt. Secili është i lutur të më shkruajë: Çfarë do donit nga një organizatë politike? Si duhet të organizohet ajo? Cilat shtresa duhet të mbrojë? Në çfarë pikëpamjesh duhet të bazohet? Si mund të vetëkorrigjohet? Çfarë marrëdhëniesh duhet të ketë me partitë e tjera? Kush duhet të jetë pjesë e saj? Kush nuk duhet të jetë në asnjë rast pjesë e saj?

Nëse doni të krijoni një shtëpi të re, besoj se kjo është dita për të skicuar arkitekturën e saj. Nëse e keni për herë të parë, aq më mirë! Do të thotë se jeni më të përgatitur. Por edhe nëse nuk është hera e parë, prapë shumë mirë. Projekti ynë politik do të jetë një Shtëpi e hapur për të gjithë, për të gjithë ata që duan të shohin atë çfarë vjen dhe jo atë që ka ikur. E shkuara vlen vetëm kur përdoret nga e ardhmja!

14702418_410574275732887_6211351037947001274_n

al365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Akuzat e PD-së, Dalipi “Shpifje! Sillni fakte ose flet ligji .

Tiranë - Zëvendësministri i turizmit, njëherësh deputeti i Partisë Socialiste Alfred Dalipi ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, ku...

Close