|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Blushi prezanton partinë “LIBRA”: Besojmë se Shqipëria bëhet 

Ben Blushi për herë të parë ka folur sot si një kryetar i një partie të re. Në prezantimin e partisë “Lista e Barabartë” Blushi thotë se beson se Shqipëria bëhet.  Në fjalën e tij, deputeti Blushi foli për një ide që është partia e re, LIBRA.

Blushi u shpreh përpara anëtarëve të kësaj partie se LIBRA do të jetë busulla e shtreses se mesme, duke garantuar se nuk do të zhgënjehen që kanë zgjedhur “Listën e Barabartë”

Deputeti Blushi shpejgoi edhe simbolikën e ngjyrës së verdhë që ka LIBRA. Sipas tij ajo është ngjyra e diellit, duke përfaqësuar mençurinë dhe optimizmin.

Pjesë nga fjala e Ben Blushit

Blushi: Unë mendoj se të guxosh është e drejtë dhe të kesh frikë është e padrejtë. Të shpejtosh është e drejtë, të presësh është e padrejtë, të kesh shpresë është gjithmonë e drejtë, të humbësh besimin është gjithmonë e padrejtë. Të përpiqesh është vetëm e drejtë, të pengosh është vetëm e padrejtë.

Të besosh është shumë e drejtë, të dyshosh është e domosdoshme por përgjithësisht e padrejtë dhe kështu janë ndarë njerëzit. Disa kanë luftuar, disa kanë pushuar, disa janë përpjekur  për të tjerët , disa janë të djegur nga të tjerët. Disa kanë menduar disa kanë ëndërruar, disa kanë besuar, disa  kanë dyshuar. Ne të gjithë sonte jemi për të besuar.

Çfarë besojmë ne?

Ne besojmë se Shqipëria bëhet, duhet të bëhet dhe do bëhet nga shqiptarët. Shqipëtarët kanë durimin se Shqipëria mund të bëhet. Me këtë besim kemi ardhur për të marrë një besim, kemi ardhur për tu bashkuar në një ide dhe jo pas një njeriu dhe kjo është shumë e rëndësishme. Na bashkon një ide dhe jo një njeri. Një njeri mund të largohet, por një ide nuk ndalon edhe kur ajo çalon.

Kjo ide është Libra. Libra si një organizatë politike e formuar nga shqiptarët për shqiptarët dhe unë jam i lumtur që jam  pjesë e Librës dhe asnjëherë në jetën time nuk kam qenë mes kaq shumë Librave. Faleminderit që jeni pjesë e Librës.

Ju siguroj sot se kurrë nuk do zhgënjeheni që vendosët të jeni Libra. Para se tju them dy fjalë për Librën, duhet të bëj disa pyetje.

A besojmë ne se Shqipëria meriton të drejtohet kaq keq?

A meritojmë ne që vendi jonë të prodhojë kaq shumë mjerim dhe kaq shumë varfëri?

A meritojmë të kemi shkollat më të dobëta dhe mësuesit më të parespektuar në  rajon?

A meritojmë të kemi ne shkallën më të lartë të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja dhe nga paaftsia e shtetit?

A meritojmë të kemi administratën më të korruptuar dhe më të politizuar në Europë?

A meritojmë ne këtë nivel pabarazie dhe padrejtësie e cila po e përqëndron pasurinë në pak duar duke e shpërndarë varfërinë sikur të ishte një virus?

A meritojmë ne të drejtohemi nga të fortët dhe të paaftët, të padenjët dhe të padrejtët?

A meritojmë ne këtë shëmti që ka kthyer pasuritë tona ujore dhe tokësore në miniera ku shfrytëzohen skllavërisht mijëra shqiptarëe që nuk kanë mundësi të përfitojnë nga ajo që është e përbashkët?

A meritojmë ne të paguajmë kaq shtrenjtë cdo gjë që mund ta paguajmë më lirë?

Libra do të jetë shpresa dhe busulla e shtresës së mesme në Shqipëri, duke mbrojtur interesat e tyre dhe duke ndihmuar shtresën e mesme të rrisë cilësinë e jetës duke i ndihmuar në shkolla, shëndetind he për imagjinatën e sipërmarrjes së lira. Libra do jetë një mjet më shumë për të zbutur polarizimin ekstrem dhe mizor të një shoqërie. Libra do jetë nëj arsye për të gjithë ata që duan ta lënë Shqipërinë dhe të largohen. Libra do jetë një instrument për të administruar pasuritë natyrore.

Si çdo krijesë e lindur nga drita, edhe LIBRA ka ngjyrën e saj. LIBRA ka vendosur të ketë ketë ngjyrën e diellit. Me simbolikën e ngjyrave miqtë e mi, për mijëra vjet e verdha e LIBRËS përfaqëson mënçurinë, optimizmin dhe inteligjencën. LIBRA ka vendosur të jetë optimiste në një shoqëri pesimiste. LIBRA ka vendosur të jetë e mençur në një shoqëri që fatkeqësisht marrëzia sponsorizohet nga shteti dhe të jetë inteligjente në një vend ku analfabetiszmi shitet si një mall konsumi i përditshëm nga partitë e vjetra në treg.

LIBRA ka vendosur të jetë e verdhë, e bindur se e kuqja na robëroi për 50 vjet, bluja na varfëroi për 20 vjet dhe mavia na turpëroi për 3 vjet.  Libra do qëndrojë në qendër të këtij spektri ngjyrash të shpëlara edhe bindjesh të plurosura duke vendosur zgjidhje të shpejta inteligjente përpara doktrinave të forta dhe të rrepta. Asnjë nga partitë e  vjetra

vijon

Add a Comment

%d bloggers like this: