|E hënë, Shtator 25, 2017

Bodrumi i pallatit mbushur me uj, rrezikohen 12 familje nga epidemitë dhe shëmbja (fotot e video) 

Fier – Ankesa e 12 familjeve të një pallati,  bodrumi me ujra të zeza, rrugë të pa shtruara dhe plehra që nuk hiqen

Problemet për banorët  e rrugës “Shahin Osmani” në lagjes “Kryengritja e Fierit” nuk kanë të mbaruar. Përvec se rrugët e lagjes janë me gropa e të pa shtruara , tashmë edhe mbeturinat nuk hiqen cdo ditë sipas grafikut të përcaktuar nga bashkia Fier .

 12 familje të një pallati katër katësh ndeshen cdo ditë në cdo orë të sajë me aromën e keqe që lëshojnë ujrat e zeza në bodrumin e pallatit . Përvec aromës së keqe pallati rrezikohet edhe nga shëmbja pasi problemi ka vite dhe askush nuk jep zgjidhje as nga bashkia dhe as nga ndërmarja e ujësjellës kanalizimeve, kanë pohuar banorët për median.

Banorët pohojnë se kanë vite që rrugët nuk janë shtruar edhe pse ankesat në bashki janë bërë disa herë. Edhe mbeturinat largohen  herë pas here dhe jo sistematikishtë. Për ujrate  zeza në bodrum të pallatit janë ankuar në bashki e u kanë thënë që sështë detyra e  bashkisë.

vlcsnap-2016-01-25-11h48m29s43 vlcsnap-2016-01-25-11h48m49s13 vlcsnap-2016-01-25-11h49m08s199 vlcsnap-2016-01-25-11h49m19s62 vlcsnap-2016-01-25-11h49m31s178 vlcsnap-2016-01-25-11h49m42s34 vlcsnap-2016-01-25-11h50m05s236

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
46 vjet pa prer mustaqet, ja si duken

Në vitin 1970, ai kishte filluar rritjen gjegjësisht mos shkurtimin e mustaqeve. Dhe tani ato kanë arritur gjatësinë prej 2...

Close