|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Boksieret fierake sjellin kupen dhe dy medalje ne Fier. 

Fier – Një medalje e artë, një medalje bronxi dhe kupa e boksierit më të mirë të turneut kanë mbërritur sot në bashkinë e Fierit.
Boksieret fierakeSuksesi I boksierëve fierakë në Kampionatin Ndërkombëtar: “Memorial Vllaznia 2014”është ndarë sot me opinionit publik në një konferencë të përbashkët shtypi të Boksierëve Xhulio Vrenozi dhe Arnold Kuqari, trajnerit të tyre Baftjar Abazi dhe Kryetarit të Bashkisë Fier Baftjar Zeqaj.
Dy boksierët fierakë Xhulio Vrenozi dhe Arnold Kuqari, janë grupuar nga Kombëtarja jonë dhe kanë dalë triumfatorë duke siguruar medalje dhe kupë.
Xhulio Vrenozi është ndeshur dhe ka fituar në peshën 69 kg ndaj kampionit të Italisë dhe Rusisë, duke fituar medaljen e artë dhe kupën si boksieri më I mirë I turneut.
Arnold Kuqari u ndesh dhe fitoi ndaj kampionit të Kosovës duke siguruar medaljen e bronxit.
Ndër 8 boksierët më të mirë të Shqipërisë të grupuar në skudrën kombëtare, dy prej tyre kanë qenë pikërisht boksierët fierakë Xhulio Vrenozi dhe Arnold Kuqari, të cilët nën drejtimin e trajnerit të tyre Baftjar Abazi kanë dhënë maksimumin, duke sjellë në Fier dy medalje dhe një kupë.
Në kampionatin Ndërkombëtar të Boksit “Memorial Vllaznia 2014” morrën pjesë skuadrat përfaqësuese të:
* Italisë;
* Kazakistanit;
* Zelandës së Re;
* Bullgarisë;
* Sllovenisë;
* Maqedonisë;
* Malit të Zi;
*Një përfaqësues I Rusisë
* Kosovës dhe Shqipërisë pritëse;
alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjykata i jep kujdestarinë – Fëmijët e Liljana Rukos do qëndrojnë me dajën

Dy të miturit jetimë 7 dhe 3 vjeç, që humbën nënën në dhjetor të 2016 në Fier, do t’i ketë...

Close