|E enjte, Qershor 22, 2017

Bollano – Athines, shteti shqiptar plan kunder minoritetit grek. 

f1_12-vasil1386876614     Kryetari i OMONIA-s,Vasil Bollano, i ka dërguar një letër kryeministrit të Greqisë, Antonis Samaras dhe ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos, duke iu ankuar për varianet që janë propozuar për ndarjen e re administrative të Shqipërisë.

Sipas Bollanos, objektivi kryesor i ndarjes së re administrative është ndryshimi i karakterit kombëtar të Himarës duke e bashkuar atë me zona ku banojnë shqiptarë myslimanë. Bollano në letrën e tij vlerëson se ekziston një plan kundër minoritetit grek në Shqipëri nga vetë shteti shqiptar dhe mediat vendase.

Letra e plotë e Bollanos drejtuar kryeministrit grek Samaras.

Në Shqipëri po kulmojnë diskutimet për një ndarje të re administrative, e cila bëhet edhe me miratimin e Bashkimit Evropian, por edhe të organizmave të tjerë ndërkombëtare. Katër nga pesë variantet që po shqyrtohen nga Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale të Shqipërisë, na shqetësojnë veçanërisht, sepse ato synojnë të bëjnë bashkim administrativ të zonave ku jeton minoriteti kombëtar grek, me zona ku banojnë shqiptarë myslimanë.

Me metoda të përafërta, në vitet e mëparme, regjimet shqiptare, duke shfrytëzuar mungesën e një politike serioze kombëtare nga ana e Greqisë, ia kanë arritur që të ndryshojnë karakterin kombëtar të qyteteve si: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korça, etj. E vetmja zonë qytetare, e cila ka një popullsi dërrmuese me origjinë greke është Himara. Për këtë arsye objektivi kryesor i ndarjes së re administrative të Shqipërisë është ndryshimi i karakterit kombëtar të kësaj zone. Dhe kjo ka për të ndodhur në rast se miratohet një nga katër variantet që synohet nga shqiptarët, që janë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të Drejtën Ndërkombëtare. Më saktësisht, Kushtetuta e Shqipërisë në nenit 108, paragrafi 2 parashikon: a)Krahinat që bashkohen duhet të kenë të përbashkëta, interesa ekonomike, historinë dhe tradita. b)Popullsia e krahinave që bashkohen duhet të pyeten dhe të shprehin mendimet e tyre për ndryshimet.

Organizata e OMONIAS, duke dëshiruar që të mbajë një qëndrim konstruktiv për një reformë të cilën vendi ka nevojë, sepse ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe afron perspektivën evropiane, është dakord që kjo reformë të zhvillohet, por sipas variantit të 5-të të saj. Ky variant parashikon krijimin e bashkisë së Himarës, duke shkrirë zonën aktuale ku shtrihet bashkia e Himarës, me komunën e Lukovës. Kjo përbën një zgjidhje të mjaftueshme, e cila përmbush kriteret e duhura dhe jep garanci për një zhvillim sipas politikave që mbështeten në parimet bazike evropiane për vetëqeverisjen lokale. Të gjitha këto plane që po thurren zbulojnë dëshirat e shtetit shqiptar dhe regjimit ekonomik e mediatik shqiptar përballë minoritetit kombëtar grek, edhe në këtë periudhë kur me mbështetjen e plotë të Greqisë, Shqipëria po bëhet gati të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë

Tiranë - Po mbahet konferenca mbi luftën kundër krimit të organizuar. Ambasadori i SHBA-së  e quajti të rëndë situatën sa...

Close