|E diel, Qershor 25, 2017

Bollano dhe Geixh prane e prane ne shenjterimin e katedrales. 

    1958294_650856958318613_3985725839237783724_nTirane – Në shenjtërimin e katedrales ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe një prej përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh, i cili nuk ka kursyer edhe qëndrimet antishqiptare. Në fotot e publikuara sot në media duket qartë se Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës.

Por zyrtarisht nuk rezulton që ai të ketë hyrë në Shqipëri në vitin 2014. News 24 ka siguruar të dhënat e sistemit TIMS, që verifikojnë hyrje-daljet e shtetasve në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se Nikolas Gejxh, ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri në janar të vitit 2005. Shtetasi amerikan Nikolas Gejxh është regjistruar në sistemin TIMS në datën 19 janar në ora 17:22 dhe ka dalë të nesërmen 20 janar 2005, në orën 13 44, duke qëndruar në Shqipëri më pak se 24 orë.

Nuk dihet pse hyrja e tij e fundit nuk është regjisruar në sistemin TIMS, ndërkohë që fotot e bëra publike e vërtetojnë më së miri praninë e tij në Shqipëri, së paku në datën 1 qershor 2014, ditën e shënjtërimit të Katedrales së re ortodokse.

AK DHE PDIU KUNDER GEJXH

“Gejxh kërkon çlirimin me armë të Himarës. Qeveria lejoi terroristët të vijnë në Shqipëri. Në fotot që disponojmë, ka edhe eksponentë antishqiptarë”, thuhet në reqagimin e AK.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi I PDIU-së, e cila e konsideron ftesën e këtyre personave një fyerje të rëndë kombit.

“Kushdo nga organizatorët që mendon se Gejxh dhe Bollano përfaqësojnë ortodoksët shqiptar tregon se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët që janë më shumë se 90% e ortodoksëve në vend. Ata duhet të përgjigjen se me çfarë cilësie është ftuar Gejxh, i cili nuk njihet si figurë fetare, veçse si figurë antishqiptare. Kjo është një fyerje e rëndë që i bëhet kombit tonë dhe në veçanti ortodoksëve shqiptarë”.

   87834 PDIU më tej dënon, gjithashtu, me ashpërsi deklaratat e Patriarkut serb Irinej. “Edhe njëherë e tregoi veten si pararoja e nacionalizmit shovinist serb, shumë larg të qenit një njeri i Perëndisë. Kur flitet për figura fetare nganjëherë është e vështirë të përcaktohet se çfarë është më e rëndë: provokimi apo mashtrimi. Deklaratat e Patriarkut Serb Irinej nuk janë thjesht një provokim në zemër të Tiranës, por mbi të gjitha janë mashtrime. Ai, i dehur nga një historiografi nacionaliste, që paraardhësit e tij e qepën me kujdes, deklaroi nga Shqipëria se objektet e kultit në Kosovë janë pjesë e identietit serb. Bëhet fjalë për ato objekte kulti, të fesë ortodokse, që në masë janë të ndërtuara nga shqiptarët ortodoksë para dhe gjatë mesjetës. Ato mbeten një dëshmi e patjetërsueshme e shqiptarësisë së Kosovës, po aq sa çdo element tjetër i kësaj krahine.

Ne jemi krenar që kombi shqiptar i ka vërtetuar fqinjëve se feja mund të përdoret si element bashkimi dhe frymëzimi dhe jo si element përçarjeje. Ndonëse dje, fatkeqësisht, nuk u dëgjua në asnjë moment të flitej për kombin dhe ortodoksë shqiptarë, por vetëm për Ortodoksët në Shqipëri, ne i bëjmë të ditur Irineut, Gejxhit dhe kujtdo që mendon si ata, se shqiptarët, pa dallim feje, si ortodoksë, si katolikë, si mysliman, si bektashinj, kanë dhënë jetën e tyre për të mbrojtur Atdheun. Ashtu sikurse në luftën e Kosovës, krahas të gjithë bashkëkombësve u rreshtuan edhe ortodoksë si legjendari Komandant Teli, Lefter Koxhaj, që dha jetën për të çliruar atë pjesë të Shqipërisë. Prandaj, ajo që Irineu, Gejxh dhe asnjë tjetër nuk dëgjuan dje, do të duhet të përsëritet sot nga çdo shqiptar: Shqiptarët Ortodoksë, që përbëjnë tërësinë e Ortodoksëve në Shqipëri, janë të bashkuar me të gjithë pjesën tjetër të kombit, për 87828t’i thënë një herë e mirë mjaft tentativave të atyre fqinjëve që nuk e fshehin shovinizmin në çdo deklaratë”, thuhet në deklaratë.

KUSH ESHTE NIKOLAS GEJXH ?

Kujtojmë se Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lobuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.

alb365,com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha: Presim revolucion, po vjen pika e vlimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dje se, Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet e...

Close