|E martë, Mars 28, 2017

Borxhet, Taiwani drejt sekuestros 

Kompania përmbarimore kërkon pagesën e borxhit nga administrator i Taiwan
Qendra shumëfunksionale e argëtimit Taiwan, e vendosur në Parkun Rinia në Tiranë është zhytur në borxhe dhe ka marrë një paralajmërim për sekuestro nga kompania përmbarimore, ALBASE.

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), ku gjithashtu mësohet se masa është marrë për shkak të një borxhi prej 690 mijë eurosh që shoqëria Taiwan ka ndaj kreditorit, Tajar Shahin Hasa. Sipas faksimiles të vendimit që ka siguruar “Shqiptarja.com”, shoqëria përmbarimore ka lajmëruar administratorin e Taiwan, Avni Braçajn që të paguajë detyrimin në mënyrë vullnetare.

Përveç detyrimit Taiwan duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe të përmbarimit me vlerë 5 milionë lekë. Kompanisë i është lënë kohë të paguajë detyrimet në formë vullnetare deri brenda 10 ditëve.

Mbas këtij afati, shoqëria përmbarimore ALBASE sqaron në urdhrin përkatës se do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për urdhrin e ekzekutimit. Nëse debitori refuzon të zbatojë urdhrin e gjykatës do të gjobitet 50 mijë lekë deri në ekzekutimin e detyrimit si dhe do të bëhet kallzim penal për pengim të ekzekutimit të në bazë të nenit 320 të kodit penal.

Taiwan është një nga komplekset argëtuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10,000 metra katrorë dhe i vendosur në qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino. Qendra e argëtimit është e vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke qenë pjesë e qendrës së tij.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prostituta – Sexi me të virgjërit nuk zgjat më shumë se 1 minutë

Më të dobëtit zgjasin 20 sekonda. Më të fortët 1 minutë e 30 për herë të parë”, kështu është rrëfyer...

Close