|E hënë, Qershor 26, 2017

Braxton, kam falimentuar, jam ne depresion. 

USA – The Black Diamond Affair With A Z A T U R ENuk e ka pasur jetën të lehtë Toni Braxton edhe pas suksesit që pati në vitet ’90. Këngëtarja e famshme Toni Braxton, ka zbuluar se po kalon nëpër momentet më të tmerrshme të jetës së saj. Toni gjatë viteve të ‘90-ta, ishte njëra nga këngëtaret më popullore, duke fituar edhe emrin përkëdhelës “Mbretëresha e muzikës RnB”.
Dy vite pasi kishte nxjerrë në treg albumin e saj më të shitur ‘Secrets’, Braxton ka zbuluar se prej aty kishte filluar periudha më e tmerrshme e jetës së saj. Pasi kishte falimentuar ekonomikisht ajo ra në depresion të thellë. “Qaja shumë. Çdo ditë. Thjeshtë nuk mund të besoja se ia kisha lejuar vetes që të vija në këtë situatë”, ka shkruar këngëtarja.
Këngëtarja shprehet se borxhi që ajo ka numëron 5 milionë dollarë dhe u shkaktua nga kontratat e këqia të punës dhe shpenzimet ekstravagante në turne. Ajo po përpiqet të rimarrë veten por borxhi që ka aktualisht ia bën të pamundur rifillimin e turneve dhe realizimin e ndonjë albumi të ri.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Komisioni I vlerësimit të dëmeve mbërrinë në Marinëz. Irritohen banorët. (fotot)

Fier - Komisoni I vlerësimit të dëmeve nga shpërthimi I puseve  në mëngjesin e datës 1 Prill ka mbërriur mëngjesin...

Close