|E diel, Gusht 20, 2017

“Brazil 2014” , ja dy anet e medaljes. 

Davidi-dhe-SolomoniBrazili do të organizojë për herë të dytë Kampionatin Botëror të Futbollit. Por ashtu si para 64 vitesh, vendi organizator ka probleme të mëdha sociale, pavarësisht dashurisë së pashtershme për këtë lojë magjike. Një javë nga starti i këtij evenimenti madhor sportiv, jo të gjithë njerëzit në Brazil janë entuziastë. Vetëm pak rrugë të vendit janë të dekoruara me ngjyrat e flamurit brazilian, ndërsa edhe njerëzit që e duan këtë lojë të bukur, nuk janë të bindur se ky është momenti i duhur për të organizuar Kupën e Botës. Pikërisht për këtë, shumë persona në Brazil janë pesimistë, madje kanë qenë kundër organizimit të këtij eventi botëror në vendin e tyre. Disa deklarojnë se ato shuma parash që janë hedhur për ndërtimin e stadiumeve të reja apo për infrastrukturën e organizimit të Botërorit 2014, mund të kishin shkuar më mirë për shëndetësinë, arsimin, për luftën kundër varfërisë e plot probleme të tjera sociale që në Brazil janë me shumicë.
DEKLARATAT
“Unë e dashuroj futbollin dhe është e vështirë të flasësh për këtë, por aktualisht në Brazil po ndodhin shumë gjëra dhe jo vetëm këtu në Rio de Zhaniero dhe Sao Poulo. Mendoj se nuk është koha e duhur që Brazili të organizojë këtë event madhor të futbollit”, – u shpreh Clevel Rodrigues, artist. Ndërsa Romario de Souza Faria, ish-futbollist (kampion bote më 1994) dhe jurist, u shpreh: “Çdo brazilian i ndërgjegjshëm e kupton se Kupa e Botës nuk është diçka e mirë për Brazilin, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata nuk do ta përkrahin Brazilin gjatë turneut”. Të tjerë e lidhin me politikën, teksa kujtojmë që Brazili është në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe shumë kandidatë do të mundohen ta shfrytëzojnë sa të mun-den Kupën e Botës, qoftë për mirë, qoftë për anën negative. Protestat e shumta janë ana e medaljes që tregojnë problemet e shumta që ka vendi amerikano-latin.
PËRFITIMI 
Megjithatë, një gjë është e sigurtë, edhe braziliani më pesimist, do të bëjë tifo për Seleçaon, siç quhet ndryshe kombëtarja e Brazilit. Ndërsa ka nga ata që e shohin Kupën e Botës si mundësi për t’u pasuruar, duke filluar që nga turizmi, konsumi, transporti, madje edhe prostitutat e shumta në Brazil mezi e presin të fillojë, duke përfituar sa më shumë nga fluksi i madh i tifozëve që do të vijnë nga e gjithë bota. Organizatorët e Botërorit 2014 kërkojnë që ky event të jetë më i suksesshmi që është organizuar ndonjëherë, duke thyer jo vetëm rekordin e shikueshmërisë, por edhe të të ardhurave. Ndërsa nga ana sportive është mundësia më e mirë që Brazili të shpallet për herë të gjashtë kampion bote. Dhe në muajin korrik vlera e futbollistëve brazilianë me siguri do të dyfishohej në merkaton e verës, pavarësisht se ata kanë kontrata me klubet e tyre. Gjithashtu, Kupa e Botës do të ishte edhe reklama më e mirë për Lojërat Olimpike 2016, që do të zhvillohen në Rio de Zhaniero.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Xhinset e ngushta tashmë janë jasht mode

Është vështirë të mendohet një periudhë kohore ku xhinset e ngushta nuk kishin qenë zgjedhja e parë e çdo femre,...

Close