|E martë, Korrik 25, 2017

Bregu – S’më nxjerr njeri nga PD 

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka deklaruar në studion e Top Story-t se kishte hyrë në Partinë Demokratike nga dera dhe se nuk do ta nxirrnin nga dritarja.

Ajo deklaroi se mbështeste iniciativën e Eduart Selamit, për thirrjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar për lidershipin e Partisë Demokratike.

-Ka shumë që nuk ju shikojnë fare në zgjedhjet e 2017. Kjo ekziston si tezë dhe mundësi. Thatë që keni hyrë në PD nga dera dhe nuk do lejosh që të dalësh nga dritarja? Çfarë do të bëni nëse nuk do të jeni pjesë në listën e deputetëve në 2017, ju dhe një grup i rëndësishëm tjetër?

Bregu: Unë nuk dua ta mendoj dhe asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje ta rëndoj Lulzim Bashën me idenë se kjo gjë po bëhet, që një pjesë prej nesh të mos jenë më në Partinë Demokratike. Sigurisht një kryetar partie ka të drejtë të ketë preferencat e tij në grupin parlamentar dhe sigurisht të zgjedhë ata me të cilën mendon se lidershipi, vullneti, idetë e tij përçohen më mirë. Çfarë do të bëj unë? Unë do të bëja atë që do të donte çdo demokrat i thjeshtë? Të forcojmë Partinë Demokratike. A ka kjo hapa real? Zt. Selami hodhi në mbledhjen e grupit parlamentar një ide për thirrjen e Këshillit Kombëtar. Unë po e çoj më tutje. Një iniciativë që do të ndërmarr në bazë të Statutit të Partisë Demokratike, i cili parashikon që me ¼-t e firma të Këshillit Kombëtare të thirret Këshilli Kombëtar.

-Përkundër vullnetit të Këshillit Kombëtar?

Bregu: Nuk ka rëndësi. Nuk e thërret kryetari. E parashikon statuti që të thirret një e katërta. Unë besoj se është një rrugë shumë e mirë. Nuk ka arsye që ne të mos e shohim njëri-tjetrin në sy dhe as të mos i flasim njëri-tjetrit. A është një rrugë për të konsumuar debatin tonë? Partisë Demokratike i takon më shumë se çdo partie tjetër sepse është parti vlerash.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/0osDjdR3op Bashkitë Patos, Mallakastër dhe Roskovec duhet të paisen me zjarrëfikse
11,308 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Juncker: Cameron po përzë me shkop emigrantët e BE.

Britani - “Cameron po përzë emigrantët që kanë ardhur nga Europa Lindore për të punuar ligjërisht në Britaninë e Madhe”. Kështu...

Close