|E martë, Shtator 19, 2017

Britania: Nuk ka integrim të Shqipërisë pa rregulla të reja për emigracionin. 

126163     Britani – Britania do u vendosë veto planeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian nëse nuk do prezantohen rregulla të reja për emigracionin, kjo është ajo se çfarë shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Brukseli e shpalli sot Shqipërinë si vend kandidat për anëtarësim pas ndryshimeve që janë bërë në mënyrën se si drejtohet vendi.

Sipas artikullit të “Daily Mail” David Cameron e ka bërë të qartë se do të bllokojë çdo përpjekje për të lejuar Shqipërinë që të bashkohet formalisht me bllokun me 28 vende, nëse nuk ka kufizime të reja në lirinë e lëvizjes.

Liderët e BE do takohen të premten për të nënshkruar formalisht vendimin për të lejuar Shqipërinë që të nisë procesin e përgatitjes për të aplikuar për anëtarësimin.

Përveç Britanisë edhe Gjermania e ka bërë të qartë se nuk do të lejohet përparimi i mëtejshëm pa përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe pa një gjyqësor të pavarur.

Megjithatë, në shkrkimin e“Daily Mail” thuhet se Downing Street e ka bërë të qartë se do përdorë veton për të bllokuar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së pa rregulla të reja për të parandaluar emirgantët nga vendet e varfra që të vijnë në Britani në kërkim të punës.

Referuar një burimi të afërta me kryeministrin Britanik “Daily Mail” shkruan se “Është absolutisht e qartë se përpara se Shqipëria  të anëtarësohet ndonjëherë, do të duhet të aplikohen marrëveshje tranzicionale. Nëse nuk e bëjnë, nuk do i lëmë të hyjnë. Fundi i historisë.”

Krzeministri Britanik David Cameron po shtyn përpara idenë se vendet e reja duhet të arrijnë njëfarë niveli të ardhurash për kokë përpara se të hapen kufijtë për vendet e tjera.
Kjo pason shqetësimet në lidhje me fluksin e njerëzve nga vende si Polonia dhe së fundmi Bullgaria dhe Rumania.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shokuese: Jacksonit iu gjetën imazhe të keqtrajtimit seksual dhe torturimit të fëmijëve (foto)

Është publikuar raporti policor nga viti 2003 i kontrollit policor në rançin Neverland të Michael Jacksonit, ku ishte gjetur një...

Close