|E shtunë, Korrik 22, 2017

Burg 12 gardianëve që torturuan Ilia Karelin 

Greqi – Dënime nga 5 deri në 7 vite burg janë dhënë nga Gjykata e Selanikut për 12 gardianët e burgut, të cilët janë shpallur fajtor për dhunën e ushtruar ndaj Ilia karelit, i cili humbi jetën në burgun e Nigritas në Greqi në mars të vitit 2014.

Gjykata i ka dënuar ata për dhunë fizike që i kanë sjellë lëndime të rënda Karelit, por nuk janë dënuar për dhunë me pasojë vdekjen. Gardianët janë ende në liri, pasi çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, ndërsa e kanë të ndaluar të dalin jashtë vendit.

Sipas vendimit të gjykatës, 6 prej gardianëve u dënuan me nga 5 vite burg, tre të tjerë me nga 6 vite burg, ndërsa tre të tjerë u dënuan me 7 vite burg. Drejtori i burgut është liruar nga akuzat, ndërsa akuzohej më herët për fshehje të krimit.

Dhuna ndaj Karelit nisi që në burgun e Malandrinos për të vazhduar më pas në burgun tjetër ku do të transportohej, ai i Nigritas.

Në dënimin përfundimtar, Kareli thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër, ndërsa gardianët nuk dënohen për vdekjen e tij.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Putin po ërkon një tjetër mandat https://t.co/pcTDX9klDc https://t.co/6mlQM4BPOt
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Xhuljo Vrenozi – Boksieri fierak që po synon majat e boksit botëror (foto e video)

Itali - Xhuljo Vrenozi është  boksieri I njohur fierak i cili për më shumë se një vit jeton në Itali...

Close