|E hënë, Nëntor 20, 2017

Burg i mbushur me prostituta, pije e televizore. 

11. Rikers Island     Meksike – Autoritetet meksikane zbuluan 19 prostituta, 100 televizorë plazma, dy thasë me mariJuanë, pije të ndryshme alkoolike dhe rreth 100 shpendë, në një burg në qytetin Acapulco.
Policia zbuloi gjithçka ndërsa kontrolloi qelitë, teksa po përgatitej të transferonte të dënuarit në një burg të sigurisë maksimale.
Mësohet se në disa qeli, të burgosurit jetonin me bashkëshortet e tyre dhe argëtoheshin duke vënë baste në betejat mes shpendëve.
Autoritetet bënë të ditur se nuk ishin në dijeni të sesi prostitutat dhe objektet e tjera të ndaluara kishin hyrë në burg, ndërkohë që nisën hetimet për këtë çështje.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arestohet se perdori dhunë, policia i gjen armë zjarri (fotot)

Divjakë - Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia. Nga kontrolli i ushtruar në banesë i gjenden...

Close