|E mërkurë, Maj 24, 2017

Burrat bëjnë që gratë të plaken më shpejtë 

Meshkujt kanë një përbërës të padukshëm i cili i ndihmon femrat për riprodhim, thuhet sipas një studimi të ri.

Por ky përbërës i padukshëm ka një efekt anësor jo fort të mirë – pasi përshpejton procesin e plakjes së femrave, thonë studiuesit.

Meshkujt madje nuk kanë nevojë as të jenë të pranishëm kur kjo ndodh, pasi vetëm aroma e tyre e lënë është e mjaftueshme, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i hulumtuesve, udhëhequr nga shkencëtari nga Universiteti Northwestern në Illinois, zbuloi se meshkujt, përmes ‘përbërësit’ të tyre të padukshëm, ndihmojnë femrat në riprodhim.

Por ky përbërës i padukshëm gjithashtu përshpejton procesin e plakjes tek femrat. Hulumtuesit thonë se ky efekt, i vërejtur vetëm në kafshë aktualisht, mund të ndodh edhe tek njerëzit dhe krijesat e tjera.

“Sinjalet mashkullore shtyjnë femrën që të “shkojnë për të” – për të vënë më shumë përpjekje në riprodhim, por pastaj trupi vuan”, tha profesori Ilya Ruvinsky. Hulumtuesit gjetën gjithashtu dy sinjale të prodhuara nga meshkujt që ndikojnë në riprodhimin femëror.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
policia e qarkullimit rrugore
Policia arreston 9 persona në 24 orë

Fier - Specialistët e Sektorit kundër krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë ndalimin e personit të...

Close