|E martë, Dhjetor 12, 2017

Bushati, ja zgjidhja e toponimeve . 

Venizelos-BushatiTirane – Ngërçi i krijuar për rreth 150 mijë shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe që kanë dokumente me vendlindje në një nga qytetet greke do të jetë pjesë e diskutimit sot në komisionin e jashtëm. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të sqarojë marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë mbi toponimet me anë të së cilës emigrantëve që kanë problem me formën e shkrimit të vendlindjes do të lëvizin lirshëm mes të dy vendeve. Po ashtu Bushati do të sqarojë dhe amullinë e krijuar me emërimet dhe rolin e ambasadorëve të Shqipërisë.

Marrëveshja

Në firmosjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë u pranua se rruga më e sigurt për zgjidhjen e problemit mbi emërtesat gjeografike është tek standardet e ICAO-s që është Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil. Për këtë dy vendet kanë vendosur datën 1 janari i 2015 si tolerancë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në përputhje me praktikën apo Moratoriumin ekzistues që qeveria greke bëri për këtë kategori personash, bashkëqytetarësh tanë, me rastin e Pashkëve. Ndërkohë sot Bushati do të zbardhë hapat që do të ndiqen në mënyrë që data 1 janari ta gjejë këtë çështje të zgjidhur. Madje ministri Bushati në firmosjen e marrëveshjes mes të dy vendeve është shprehur se dhe ministria e Brendshme ka dhënë një kontribut mbi sistemimin e këtij problematike.

Përplasja mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi këtë pikë ka lindur rreth 4 vite më parë. Në atë kohë të pala greke kërkoi që të lindurve në Greqi vendlindja t’u shënohej në theksin grek ose në anglisht dhe jo në shqipërim. Ndërkohë që pala shqiptare nuk ka pranuar të ndryshojë këto shkrime. Pëer pasojë për vite fëmijët e emigrantëve, në rastet kur kishin lindur në Greqi, nuk kanë mundur të vizitojnë Shqipërinë. Kjo me përjashtim të marrëveshjeve që realizoheshin në rastet e festive.

Diplomacia

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati do të jetë në interpelancë në komisionin e jashtëm dhe mbi zbatimi e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, si dhe ecurinë e deritanishme e reformës në diplomaci. Pritet që pjesë e debateve të nesërme në komision të jenë përplasjet e heshtura mes presidentit dhe ministrit mbi emërimin e ambasasdorëve. Ardian Ndreca dhe Ermir Gjinishi nuk kanë marrë mbështetjen e Presidentit. Ndërkohë që ka dhe dekrete të Presidentit të cilat ende nuk janë botuar në fletoren zyrtare.

Po ashtu opozita e sotme ka ngritur akuza se në kandidimet e reja po prishtet sistemi i karierrës në diplomaci. Gjithsesi ministria e Jashtme do të paraqesë një projekt mbi reformën e sistemit të drejtësisë. Ku do të përcaktohen kriteret e emërimeve të diplomatëve shqiptarë. Për këtë ambasadorët do të kenë si qëllim jo vetëm përfaqësimin politik, por dhe atë të mbështetjes ekonomike të Shqipërisë duke lobuar në eksportet e prodhimeve shqiptare.

Përballja

Prej kohësh mes partive politike diplomacia shqiptare është kthyer në një ambient debate. PS dikur në opozita ka kërkuar nga mazhoranca e kohës të mos bëjë emërime nepotike në diplomaci. Madje duke akuzuar dhe kryetaren e Kuvendit Topalli për emërimet e bëra apo dhe krerë të tjerë të PD. Gjithashtu dhe në ndarjen e ambasadorëve politik dhe të atyrë të karrierës ka pasur një sërë rezerva prej PS në atë kohë. Ndaj dhe duket se reformimi i sistemit të diplomacisë do të jetë një pikë e fortë për mazhorancën aktuale.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksidenti – Humb jetën Jetnis Dollapi, dyshohej edhe si ‘Rojtar’ i Shullazit (fotot)

Një i ri ka gjetur vdekjen këtë...

Close