|E martë, Dhjetor 12, 2017

Busti i Ismail Qemalit në Rumani. 

125750     Rumani – Busti i figurës historike të Ismail Qemalit tashmë do të jetë edhe në qendër të Bukureshtit. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i cili vlerësoi të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në realizimin e kësaj vepre dhe e konsideroi ngritjen e bustit të Ismail Qemalit në qendër të Bukureshtit, si një dëshmi të fortë të lidhjes mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se veprat e themeluesit të shtetit shqiptar dhe e gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtet formuese dhe shtet ndërtuese të kombit tonë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Parlamentit rumun, ish-Presidenti rumun z.Iliesku, Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu, përfaqësues të trupit diplomatik dhe diaspora shqiptare që jeton në Rumani.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Poston foto me të dashurën, mëson një të vërtetë të hidhur

Një ushtar amerikan ka zbuluar një të...

Close