|E hënë, Shkurt 19, 2018

‘Çamët çmëndin’ Presidentit grek/ Shqipëria të ketë kujdes sepse… 

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ashpërson tonet me Tiranën zyrtare lidhur me pretendimin për çështjen çame.

Lajmi bëhet i ditur nga “Ert.gr”, ku theksohet se Presidenti grek, i ngarkuar emocionalisht dhe me tone aspak diplomatike, i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërkohë që çamët i cilësoi si pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. 

Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët. 

Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, tha Pavlopulos.

Deklaratat, Presidenti grek i bëri gjatë vizitës që zhvilloi sot në Shtabin e Forcave Ajrore, në Larisa

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia arreston 3 persona, 2 në hetim të lirë.

Fier - Lushnje - Më date...

Close