|E mërkurë, Mars 29, 2017

Cara – Beqajt: Ke lënë një pianec në krye të spitalit Kavajës 

Deputeti socialist për zonën e Kavajës, Parid Cara, ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shkak është bërë spitali i këtij qyteti, më konkretisht drejtuesi i emëruar nga Beqaj që sipas Carës është i padenjë për atë detyrë.

Cara: Spitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.

Cara denoncon një rast papërgjegjshmërie në këtë spital me pasoja të rënda për jetën e një qytetari.

Cara: “Korrupsioni dhe papergjegjshmeria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i ben me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital. Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel oksigjeni duke rene ne koma”.

Deputeti Cara garanton se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund.

Cara: Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A janë kto 4 qarqet ku LSI pretendon të dal forcë e parë? https://t.co/zSpLnx5ed9 https://t.co/KXX6dZeWdr
4,194 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
LSI – Dorëhiqet Gjosha e Manjani

LSI-ja do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e saj në 30 tetor të këtij viti, ndërsa dy nënkryetarët aktual Ylli...

Close