|E premte, Qershor 23, 2017

Çarmatosen deputetët, armatosen zëvëndës ministra, prefektë etj. 

qeveri    Tiranë – Çarmatosen deputetët. Qeveria ka depozituar një projektligj në Kuvend i cili parashikon ndryshimin e ligjit ekzistues “Për Armët”, i cili parashikon kriteret për pajisjen me armë. Ky ligj parashikon që të ndryshojë të gjithë e lejimit të posedimit të armëve të zyrtarëve të lartë të cilët më ligjin ekzistues kanë të drejtë që të kenë në përdorim armë zjarri.

Konkretisht ky ndryshim parashikon se nëse një deputet, ministër, zëvendësministër, kryetar bashke, kryemomunar etj, duhet të paraqesin kërkesën se janë të rrezikuar me jetë në mënyrë që t’i jepet e drejta për të mbajtur armë zjarri. Sipas nenit 30 të projektligjit për armët, i cili parashikon autorizimin e posaçëm për armë thuhet se personat që përshkak të funksionit të shtetërorë që kanë, mund të mbajnë armë por vetëm nëse janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe ky rrezik do të përcaktohen me një vendim të Këshillit të Ministrave i cili do të miratohet në një kohë të mëvonshme.

Ligji I vjetër për prefektët dhe z/ministrat

Në ligjin ekzistues e drejta për të poseduar armë shtrihet në një gamë shumë të gjerë. Konkretisht në nenin 18 parashikohen të gjithë personat me funksione të larta publike që mund të mbajnë armë. Sipas këtij ligji, tanimë janë të armatosur deputetët, ministrat, prokurori i përgjithshëm, zëvendësministrat, prefektët etj.

“Kanë të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisë së Shtetit: a) deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, prokurori i Përgjithshëm, zëvendësministrat, prefektët; b) kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë Gjyqësore dhe ata të cilëve, me ligj, u njihen funksionet e Policisë Gjyqësore; c) punonjësit e shoqërive të ruajtjes dhe të sigurisë fizike; ç) punonjësit e ngarkuar për sigurinë e brendshme të objekteve të Bankës së Shqipërisë, ku administrohen vlera monetare; d) punonjësit e forcës së sigurisë portuale në varësi të Autoritetit Portual; dh) drejtuesi i automjetit, i cili, sipas ligjit nr.10160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, të ndryshuar, është vënë në dispozicion të secilit prej subjekteve të përmendura në këtë nen.

Të drejtën e pajisjes e gëzon edhe drejtuesi i automjetit të vënë në dispozicion të funksionarëve të pushtetit gjyqësor, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni. e) drejtuesit dhe ortakët e shoqërive tregtare, zyra qendrore e të cilëve ndodhet në Republikën e Shqipërisë, kur shoqëria zotëron një kapital të përgjithshëm jo më pak se pesëdhjetë milionë lekë ose kapital bankar jo më pak se njëzet milionë lekë; ë) subjekte të tjera, për të cilat e drejta e mbajtjes së armës parashikohet nga një dispozitë ligjore”,-parashikohet në ligjin aktual.

Kësisoj me ndryshimet që janë parashikuar që të bëhen me ligjin e ri i cili do të shfuqizojë automatikisht ligjin e vjetër, do të bëhet edhe çarmatimi i këtyre subjekteve të cilët do të kenë të drejtë që të armatosen sërish vetëm në rastet kur jeta e tyre cenohet përshkak të funksionit që mbajë apo për arsye të tjera. Por edhe kjo do të bëhet pasi të miratohen aktet nënligjore nga qeveria e cila do të parashikojë edhe rastet e rrezikuar se kur mund ti lind e drejta për të mbajtur armë nga personat që mbajë funksione publike.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksidenti/ Levan – Tepelenë, vdesin 2 persona

Tepelenë - Aksident në aksin Memaliaj - Kras, humbin jetën dy persona Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në vendin...

Close