|E martë, Dhjetor 12, 2017

Cekia ( Ushtari i Mire Zhvejk ) do bllokojë Shqipërinë për marrjen e statusit. Shkak CEZ-i 

 ushtari-i-mire-shvejk-jaroslav-hashek Ceki- Republika e Cekisë është përgatitur të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe shkak për këtë janë bërë mosmarrvëshjet që Cekia dhe Shqipëria kanë pasur për CEZ.
Kështu citon sot burime të saj agjencia e lajmeve ceke, CTK.

Vitin e kaluar, Shqipëria i hoqi cekeve licencën e CEZ ndërsa firma kërkoi një arbitrazh ndërkombëtar.

“Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian (KE) rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Por vendimi për të do të merret nga samiti i BE-së në fund të qershorit.”- shkruan CTK.

Burimet e CTK në Pragë kritikojnë faktin që bisedimet me CEZ kanë mbetur në vend.
Sipas burimeve të CTK, Praga kritikon faktin se bisedimet mes Tiranës dhe CEZ në Vjenë nuk kanë cuar askund. Madje artikulli citon se Shqipërisë i është dërguar një sinjal pak kohë më parë, duke i dëshmuar se ky kundërshtim mund të ndikojë në marrjen e statusit të vendit kandidat, gjë që duhet që 28 vendet e BE ta aprovojnë.

Në janar të vitit 2013, Shqipëria revokoi licencën e kompanisë CEZ Shpërndarje. Në krye u vu një administrator shqiptar duke i hequr mundësinë cekëve në administrim të shpërndarjes së energjisë elektrike.

CEZ ndërmori një arbitrazh ndërkombëtar kundër Shqipërisë bazuar në një Traktat të Kartës së Energjisë, që e kishin ratifikuar të dy shtetet, si Shqipëria ashtu dhe republika e Cekisë.
Në këtë Traktat përcaktohen rregullat e investimeve të mbrojtjes ndërkombëtare në industrinë e energjisë.

CEZ kërkon dëmshpërblim për dështimin që sipas kësaj kompanie ka bërë Shqipëria në mbrojtjen e investimeve në CEZ Shpërndarje.
Sipas CTK, në këtë drejtim qeveria ceke ka përparuar më shumë në hapat e hedhur krahasuar me qeverinë shqiptare.

Lajmi nga mediat ceke bëhet i ditur në prag të votimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian ndaj rekomandimit që Komisioni Europian u bën 28 vendeve të BE, që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për t’u integruar në Europë. Votimi për këtë rekomandim do të bëhet më 23 Qershor.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nicole Scherzinger me një shqiptarë tjetër

Gjatë verës së kaluar këngëtarja britanike Nicole...

Close