|E mërkurë, Gusht 16, 2017

VIDEO/Cervanaku “sulmon” kreun e qarkut dhe prefektin. 

cerevanaku ne reth   Fier – Kryekomunari i Frakullës Viktor Cervanaku gjatë zhvillimit të mbledhjes së radhës të Këshillit të Qarkut Fier ka „sulmuar“ kreun e këtij këshilli Vangjel Ndreko , Prefektin Xhevit Bushi si dhe drejtorë të tjerë duke u thënë se kanë kryer emërime nepotike në institucionet që ata drejtojnë dhe nuk kanë bërë asgjë për elektroratin e thjeshtë socialist.
Teksa ka qënë gjatë zhvillimt të kësja mbledhje Cervanaku i cili është i PS-së në krye të komunës Frakull ka ndërprerë disa herë Ndrekon duke i thënë se : Ore cfarë po miratoni? Si po i miratoni? Askush spo ngre dorën“.

Edhe pse dukej se mbledhja po ecte normalishtë Cervanaku ka shpërthyer nga fundi i sajë kur i është drejtuar kreut të qarkut Fier Ndreko dhe të pranishmëve ( këshilltarëve ) me fjakët : „ C‘jeni bërë babëzia. Të gjithë juve, që nga ty, nga prefekti qarkut deri te drejtorët e emeruar nga ju, skeni lënë pa futur në punë nënë e babë, krushkë e krushka sojë e sorollop, keni bërë pazare me emërimet , ndërkohë që militantët e thjeshtë të partisë po i lini pa bukë. Pse i bëni këto emërime pa kurrëfare kriteri? Mos harroni se zgjedhjet erdhën e do ti luteni elektoratit për votën por opingat keni për të marë dhe ai do të jetë haraci juaj që po silleni kështu me këtë elektrorat“, ka përfunduar Cervanaku.

Pas përfundimit të fjalës së tij askush nuk ka reaguar, por edhe Ndreko ka pohuar se : Ky është mendimi juaj ndërkohë që ato që thoni ju nuk qëndron“.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Drejtorët e rilindjes regjistrohen në universitete në vitin e parë.

Tiranë - Afro gjysma e drejtorëve të emëruar, rezultojnë pa arsimin e lartë. Gazeta “Telegraf” ka burime të sigurta që...

Close