|E premte, Shkurt 24, 2017

Chapecoense – ‘Do ta rindërtojmë ekipin, edhe më të fortë’ 

Chapecoense do të rindërtohet nga e para, bëri të ditur drejtori i klubit, pasi shumica e lojtarëve dhe stafit drejtues humbën jetën në një aksident ajror të ndodhur të hënën.

Aeroplani me të cilin po udhëtonte ekipi brazilian u rrëzua në Medelin të Kolumbisë, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë tashmë si konkluzion se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e mungesës së karburantit.

19 lojtarë dhe stafi drejtues ishin mes 71 personave që humbën jetën, ndërkohë që 3 lojtarë të ekipit gjenden mes të mbijetuarve fatlumë të atij aksidenti tragjik.

Ekipi brazilian do të duhet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit më 11 dhjetor. Presidenti në detyrë i Chapecoenses, Ivan Tozzo tha se klubi shpreson që ta luajë përballjen me Atletico Mineiro duke përdorur ata që kanë mbetur nga ekipi i parë dhe duke shfrytëzuar lojtarë të akademisë.

Por, presidenti i Mineiros, Daniel Nepomuceno tha më vonë, gjatë një konference për shtyp, se klubi i tij nuk dëshiron të dërgojë skuadrën për të zhvilluar ndeshjen, por do të dëshironte që fitorja t’i akordohej kundërshtarëve për shkak të fatkeqësisë.

Chapecoense ishte duke udhëtuar drejt Medelinit për t’u përballur me Atletico Nacionalin e Medelinit në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut (Copa Sudamericana) mbrëmjen e së mërkurës, ndeshje e cila do të ishte më e rëndësishmja në historinë e tyre.

“Në kujtim të atyre që humbën jetët dhe për të nderuar familjet e tyre, ne do ta rindërtojmë këtë klub nga e para. Madje do të jetë edhe më i fortë”, tha drejtori i klubit, Cecilio Hans.

Chapecoense militontë në kategorinë e katërt braziliane në vitin 2009, por vitin e fundit ishin kthyer në një skuadër e kategorisë së parë dhe po shkëlqenin me lojën e tyre, përpara se të siguronin edhe kualifikimin historik për në finalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Amerikën e Jugut, ekuivalenti i Europa League.

Tre prej klubeve më të shquara të Brazilit kanë bërë të ditur se do të ofrojnë lojtarë hua për Chapecoensen. Sao Paulo, me 6 tituj kombëtarë, tha gjithashtu se Chapecoense duhet të mos lejohet të bjerë nga kategoria e parë braziliane për të paktën 3 sezonet e ardhshme, për shkak se do t’i duhet kohë të rindërtojnë ekipin.

Mes të mbijetuarve, mbrojtësit Alan Ruschel dhe Neto mbeten në gjendje kritike por të qëndrueshme siç njoftojnë mjekët, teksa Alan i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë. Portieri Jakson Ragnar Follmann është dashur të presë njërën këmbë, ndërkohë që i rrezikohet edhe tjetra. Ndërkaq, plot 9 lojtarë nuk udhëtuan me ekipin në atë udhëtim fatkeq. Prej këtyre, portieri rezervë Marcelo Boeck tha se, së bashku me lojtarë të tjerë kishin menduar të largoheshin nga klubi vitin e ardhshëm, por tashmë do ta rimendojnë vendimin e tyre.

“E dimë se ky është një moment i veçantë që askush nuk e priste. Jemi gjithsesi pjesë e tij dhe shpresojmë që të mund të kontribuojmë në rindërtimin e ekipit, në kujtim të viktimave”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Të huajt për jetën e natës në Tiranë https://t.co/DdeEvCpedG https://t.co/SQNTpM1Hd3
508 people follow ALB365
Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Beteja e Gabrielit me kancerin

Nga Keida Kostreci - Gabrieli, u shfaq në një seri për kancerin te fëmijët, në faqen shumë popullore në Facebook...

Close