|E premte, Tetor 20, 2017

CIA , shtohet siguria në institucionet amerikane. 

ciaUSA – Në të gjitha institucionet amerikane përreth globit, janë shtuar masat e sigurisë derisa pritet që gjatë ditës së sotme, të publikohet raporti rreth mënyrave se si Shërbimi Sekret Amerikan (CIA) i ka përdorë masat e fshehta të marrjes në pyetje.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar gjatë të hënës, se ambasadat dhe institucionet tjera, janë duke marrë masa paraprake, ngase ka indikacione për një rrezik të madh.

Raporti i cili pritet të publikohet gjatë të martës, pritet që të japë detaje për mënyrat se si CIA i ka marrë në pyetje pjesëtarët e AL-Qaeda, në objektet sekrete në Evropë dhe Azi, të cilët kanë qenë të dyshuar në vitet pas 11 shtatorit të vitit 2001, kur edhe kanë ndodhur sulmet terroriste kundër SHBA-ve

Raporti pritet të konkludoj se marrja në pyetje në mënyrë joadekuate, ka ndikuar që të mos jepen rezultatet e duhura.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e kishte ndaluar programin e marrjes në pyetje nga CIA kur ai ka marrë detyrën në vitin 2009, dhe pati pranuar se metodat e përdorura për marrjen në pyetje të të burgosurve të Al-Qaeda, kishin arritur në torturë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Konferenca shkencore nxjerr në dukje të metat e zonës dhe tregon mënyrat për evitimin e tyre.

Mallakastër - “ Sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Mallakastër “ ka qënë tema e konferencës shkencore që u mbajt ditën...

Close