|E martë, Shkurt 21, 2017

Cili nga këta artistë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? (video) 

Festivali i këngës do të ngrejë siparin e edicionit të 55-të në dhjetor të këtij viti. 24 pjesmarrës do të konkurrojnë për të fituar çmimin e parë në këtë kompeticion, dhe më pas për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2017” në Kiev të Ukrainës.

Akoma pa filluar mirë spektakli, sipas burimeve të IN Tv mendohet se fituesit janë parapërcaktuar. Kush janë ata? Fituesit sipas renditjes flitet të jenë Linda Halimi, Flaka Krelani dhe në vendin e tretë Dilan Reka.

Zëra të fuqishëm dhe potencial për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në “Eurovision”. Pastaj, jo më kot Linda ka zgjedhur titullin e këngës “World”, titulli i goditur, për të qenë pjesëmarrëse në “Eurovision”.

Epo ia ka vlejtur mundi për rrugën e gjatë nga Amerika në Shqipëri. Ndërkohë që Flaka Krelani rikthehet këtë edicion, pas shijes së çmimit të tretë vitin e kaluar, por siç janë gjasat, i duhet ende kohë për të triumfuar e para.

Lajmi i mirë është se ajo do të përjetojë nga afër emocionet në Kiev, pasi së bashku me këngëtarin e ri të talentuar Dilan Reka, do të shoqërojnë si pjesë e delegacionit, fituesen e Festivalit të Këngës, e kemi fjalën për Lindën. Të paktën nuk do dalin duarbosh.

Po 21 konkurentët e tjerë?! Në këtë rast vlen shprehja: Rëndësi ka pjesmarrja!  Për më tepër ndiqni videon lidhur me këto thashetheme mbi fituesin e parapërcaktuar që u zbuluan sot ekskluzivisht ne Gossip TV. (Min 01:10)

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kosova ndihma për të përmbyturit .

Kosovë - Kosova është e gatshme të angazhojë forcat e saj ushtarake për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në kalimin...

Close