|E diel, Dhjetor 17, 2017

Çipa mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe sigurinë rrugore . 

cipa gjate qarkullimit rrugor pamecaTiranë – Drejtori i policisë së Tiranës ka prezantuar porjektin për zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe sigurisë rrugore. Para të pranishmëve ai ndër të tjera ka pohuar se : ” Ky projekt, i cili kemi krenarinë të prezantojmë nga një vend i cili është vendi i parë jo antar i Bashkimit Europian që po implementohet do të japë një impakt në zgjimin e ndërgjegjes për zbatimin e ligjit dhe normave në drejtim të sigurisë rrugore përçuar kjo në publik në vecanti nga brezi i ri, si një gjeneratë e cila ka ambicie të ndërtojë një të ardhme premtuese më tepër siguri rrugore dhe sjellje e qëndrim ligjzbatues në këtë drejtim.

Ky projekt, është në vazhdimësi të hapave  të ndërmara nga ana e jone, në drejtim  të zhvillimit e përmirësimit të standardeve, performancës  dhe rritjes së sigurisë rrugore në të gjithë territorin tonë.

Idetë inovative dhe vizioni i Policisë së Tiranës, është krijimi i një standarti të lartë shërbimesh, nepermjet projekteve sensibilizuese duke e bërë kështu më efektiv bashkëpunimin me qytetarëve. Ajo, njëkohësisht përfaqëson në bazë edhe pjesën më vitale e profesionale të këtij shërbimi, për nga vetë dinamika mjaft interesante që paraqitet në këtë fillim viti metropolitan.

 Vlerësimi i komunitetit, si partneri kryesor i Policisë, shënon në fakt një tjetër epokë duke vendosur një marrëdhënie të re ndërmjet qytetarit  dhe policisë së Tiranës.

 Filozofia e policimit në komunitet nga Policia e Tiranës konsiderohet thelbësore dhe vlerësohet si ndryshim i mendësisë së policimit, krijim i një kulture menaxhimi, ndërtim partneriteti, përmirësim infrastrukture, krijim i një imazhi pozitiv për Policinë, duke e lidhur këtë dhe me krijimin e besimit të publikut.

 Kështu në fokusin e punës sonë  për këtë periudhe kohore  ka qënë dhe  rritja e sigurisë rrugore dhe rritja e performancës sonë në këtë drejtim.

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pastroni ZORRËT, rrafshojeni STOMAKUN

Këtë sallatë me të drejtë e quajnë...

Close