|E martë, Korrik 25, 2017

Çmenduria, 8 milion euro për një targë të rrallë 

Një biznesmen indian me banim në Dubai ka blerë në akand një targë të thjeshtë makine që mban numrin 5 për 33 milionë dirhemë (8 milionë euro), raportoi sot media lokale.

“Më pëlqen të koleksionoj targa të veçanta makinash dhe ndihem krenar që munda të blej targën 5 (Dubai 5)”, u shpreh Balwinder Sahani, cituar nga e përditshmja anglofone Gulf News.

Sipas Khaleej Times, Sahano konfirmoi se edhe nëse ankandi i djeshëm do të prekte shifrën 50 apo 100 milionë do ta kisha blerë gjithsesi, transmeton atsh.

Pronar i një kompanie ndërkombëtare të pasurive të patundshme, Balwinder Sahani pohoi se kishte blerë targën me numrin 9 vitin e kaluar me një vlerë rreth 25 milionë dirhemë (6 milionë euro).

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/0osDjdR3op Bashkitë Patos, Mallakastër dhe Roskovec duhet të paisen me zjarrëfikse
11,308 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja ushqimet që reduktojnë dëmet e duhanit.

   Konsumi i ushqimeve që përmbajnë omega 3, mund të reduktojë dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit në zemër...

Close