|E premte, Shkurt 24, 2017

CNN: BE-ja po kërcënohet nga shpërbërja, a po mbetet Gjermania e vetme në krye të saj? 

Ndërsa Donald Trump është duke u përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, kurse Theresa May për Brexitin, Bashkimi Evropian gjatë vitit të ardhshëm pritet të ballafaqohet me pasojat e tërmetit politik të këtij viti, pas të cilave Gjermania mund të gjendet në rolin e liderit të vetmuar.

Renacionalizimi i politikës, refuzimi i globalizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që kanë karakterizuar rendin botëror pas vitit 1945, janë bërë gjithnjë e më popullore, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, Bashkimi Evropian është duke u penguar. Kryeministri italian Matteo Renzi sipas gjitha gjasave do të humbasë mbështetjen e referendumit mbi reformën kushtetuese që do të mbahet gjatë vikendit, që sigurisht do të sjellë deri tek dorëheqja e tij dhe rritja e partive anti-evropiane në Itali.

Në Austri, siç po duket, presidenti i ri do të jetë Norbert Hofer nga Partia e ekstremit të djathtë (FPO).

Geert Wilders, nga partia anti-islame dhe anti-evropiane në Holandë që ka bërë thirrje për pranverën patriotike evropiane dhe që ka premtuar se Holanda sërish do “të jetë e madhe”, mund të fitojë zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, siç raportohet, Bashkimi Evropian frikësohet më së shumti nga zgjedhjet brenda dy anëtarëve më të mëdhenj – Gjermanisë dhe Francës.

Drejtuesit e integrimit evropian Parisi dhe Berlini, tani janë duke u përballuar me të djathtën ekstreme të Frontit Kombëtar dhe Alternativën për Gjermaninë, edhe pse ka pak gjasa që ata të fitojnë zgjedhjet.

Megjithatë, me shumë se populizmi, Bashkimi Evropian po kërcënohet nga rritja e “përçarjes” nërelacionin gjermano-francez, kurse për shkak të drejtimeve tëndryshme në të cilët janë duke lëvizur Parisi dhe Berlini, çdo vizion strategjik afatgjatë për BE-nëështë pothuajse i pamundur, transmeton Telegrafi.

Franca është duke iu kthyer vetes, duke e lënë të vetmuar Gjermaninë në krye të BE-së – qëështë edhe më e vështirë duke marrë parasysh faktin se Britanikët po largohen.

Kandidati Republikan në Francë, Francois Fillon sipas gjitha gjasave do të përballet me Marie Le Pen nga Fronti Kombëtar, që sigurisht do ta mund.

Në Gjermani, Angela Merkel pritet të fitojë mandatin e katërt, ku nën presionin e votuesve gjermanë por edhe të komunitetit ndërkombëtar do të jetë si “mbrojtësja e fundit” e demokracisë liberale të moderuar.

Dhe derisa të gjithë sillen rreth vetes, Gjermania do të gjendet në pozitën të cilën kurrë nuk e ka dashur të jetë – të tentojë që e vetmuar të udhëheqë Evropën. Ndërsa sfidat janë të shumta – Brexit, Rusia, Turqia, emigrantët, kriza e eurozonës dhe i paparashikueshmi Donald Trump e përfundon këtë analizë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Të huajt për jetën e natës në Tiranë https://t.co/DdeEvCpedG https://t.co/SQNTpM1Hd3
508 people follow ALB365
Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ky është qyteti shqiptar ku femrat vdesin për sex

Ky është studimi i fundit i cili tregon prejardhjen e femrave që bëjnë më shpesh seks… Sipas një studimi femrat...

Close