|E enjte, Qershor 29, 2017

CNN , Shaqiri dhe Jonuzaj mes 32 talenteve te “Brazil 2014”. 

shaqiri-jonuzaj   USA – Në kampionatin e 20-të Botëror të Futbollit i cili fillon sot në Brazil, do të marrin pjesë 32 ekipe kombëtare, ndërsa në një prezantim të lojtarëve që duhet të shikohen nga afër. Rrjeti televiziv CNN në mesin e 32 futbollistëve, duke zgjedhur nga një prej secilit ekip, ka veçuar edhe dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri që do të mbrojë ngjyrat e Zvicrës dhe Adnan Januzaj nga ekipi kombëtar i Belgjikës.

Është një krenari për Kosovën që përfaqësohet me disa futbollistë në këtë ngjarje kryesore botërore të futbollit dhe edhe më nder kur dy prej tyre veçohen nga 32 ekipet pjesëmarrëse. Për Xherdan Shaqirin CNN thotë se ndonëse zviceranët nuk kanë një forcë të madhe sulmuese, 22-vjeçari është krahasuar me sulmuesit më të mëdhenj në botë. Dhe, duke dhënë përgjigje se pse nuk është dëgjuar aq shumë për te numërohen tri arsye: Franck Ribery, Arjen Robben dhe Thomas Mueller, mesfushorët bashkëlojëtarë në Bayern Munich, të cilët thuhet se do të jenë ‘mentorët më të mirë për yllin që po lulëzon.’

Në komentet për ekipin kombëtar të Belgjikës, CNN thotë se belgët janë të rinj, por asnjëri nuk është më i ri se sa mrekullia e Manchester United, Adnan Januzaj. Në detyrimin e tij të parë për Manchester United, 18 vjeçari shënoi dy gola duke siguruar fitoren mbi Sunderland.

Për Januzajn CNN thotë se ekziston edhe një legjendë ku thuhet se që në moshën 6 vjeç ai kishte shënuar 17 gola gjatë një ndeshjeje. Dhe në qoftë se atij i jepet rasti për të luajtur, ‘me siguri nuk do t’i mungojë vetëbesimi,’ thotë ndër të tjera rrjeti i njohur televiziv amerikan CNN.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si digjenerohet ushtarët në Turqi (fotot)

Turqi - Pamje me ushtarë që çnderohen duke u zhveshur në mes të rrugëve, po publikohen në mediat turke dhe...

Close