|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Çohen për gjykim 4 zyrtarë të arsimit në Fier. 

DAR-FierFier – Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 4 zyrtarëve të sistemit arsimor, të cilët akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e shkollës “Adem Vrapi”, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, si edhe për 3 punonjëse të Drejtorisë Arsimore Fier, të akuzuara për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimi i prokurorisë së Fierit, bazuar në informacionin e referuar nga Policia e Shtetit, rezulton se shtetasi Faik Beqaj, në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.

Ndërsa tre specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi, pavarësisht se e kanë pasur detyrë funksionale, nuk kanë kryer asnjë verifikim lidhur me vërtetimet që ka dërguar pranë kësaj drejtorie shtetasi Faik Beqaj, në cilësinë e drejtorit të gjimnazit “Adem Vrapi”.

faik beqaj

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kërkonë vizë turistike apo leje qëndrimi në USA – “Pyet konsullin”

Tiranë - Ambasada e SHBA-së në Tiranë...

Close