|E premte, Tetor 20, 2017

Çorapet me uthull ndihmojnë në shërimin e gripit 

Në librin që mbanë titullin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi, tregohen një varg mënyrash për shërim, pa përdorur medikamente.

Siç tregon edhe titulli, që nënkupton çorapet me uthull, një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit, është veshja e çorapeve, të zhytura në uthull.

Mjafton të keni një enë të mbushur me gjysmë uji të vakët.

Në të shtoni dy lugë të mëdha me uthull, transmeton Telegrafi.

Merrni një palë çorape të trasha nga leshi dhe zhytini në këtë përzierje.

Vëni një peshqir në divan apo krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin.

Qëndroni me këto çorape, derisa ato të thahen.

Uthulla ndikon në qarkullimin e gjakut, që shmangë ftohjen.

Kjo gjithashtu e shtytë edhe sistemin e imunitetit, teksa nxitë prodhimin e lëngjeve të humbura.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 2 shtetas për shkelje të kodit rrugor

Fier - Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Viktor Kaçani, 49 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij...

Close