|E premte, Janar 19, 2018

Corriere Della Sera/ Ja këmba numur 46 e Edi Ramës 

Takimet zyrtare të Edi Ramës me atlete bënë “zhurmë” edhe në median italiane.

Corriere Della Sera shkruan për takimet e kryeministrit shqiptar dhe dhuratën ndaj Presidentit Macron.

Artikulli

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe takimet zyrtare në atlete

Edi Rama flet për veshjen e tij jo gjithmonë formale në takimet zyrtare me Gentilonin, Macron dhe Merkel.

Analistët: Do të japë një mesazh në Evropë

“Opozita e sulmon. Disa kolegë ndërkombëtarë e pyesin përse ,por publikisht ai tregon diplomaci. Shpjegimet janë ose zyrtare ose me ironi.

Rama pak ditë më parë gjatë një darke me mësuesit më të mirë të vendit tha: ‘Unë jam veshur kështu për t’u solidarizuar me mësuesit e fizkulturës’.

E vetmja gjë e sigurt është se Edi Rama, artist, basketbollist, udhëheqës i socialistëve dhe që nga viti 2013 Kryeministër i Shqipërisë shfaqet edhe në institucione me atlete. I vetmi politikan që vepron kështu”.

Takimet “sportive”

“Ai e bëri këtë edhe në Samitin e Triestes korrikun e kaluar.

Ai shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, ndërsa veshur kishte “Adidasët” e tij të bardhë. Me të njëjtat atlete u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

Me një palë atlete të tjetra, por këtë herë të zeza, ai u shfaq në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me Federica Mogherini.

Hipotezat

 

Tipari estetik që ai tregoi gjatë një fushate zgjedhore bëri që të triumfonte në zgjedhje, që më pas solli edhe një qeveri të re pa koalicion.

Rrethi i ngushtë i kryeministrit, i kontaktuar kohët e fundit nga Corriere della Sera, nuk donte t’i përgjigjej pyetjeve.

Ndërkohë, analistët politikë të Ballkanit janë të kënaqur. Dikush sjell në vëmendje faktin se Edi Rama, 53 vjeç, dëshiron të përcjellë imazhin e një vendi të ri dhe dinamik, i “akredituar” për kancelaritë europiane si një element stabilizues.

Dhurata për Macron

Rama, ish- kryebashkiaku i Tiranës, pothuajse dy metra i gjatë, nuk është i ri në aspektin e veshjeve “inovative”.

Veshjet e tij shumëngjyrësh dhe këmishat ndonjëherë bizare kanë bërë që njerëzit të flasin dhe të shkruajnë më shumë se fjalët e shprehura në publik.

Por këpucët e tij, të cilat përfunduan në arkivat fotografikë të gjysmës së botës, kanë goditur më shumë.

Presidenti francez Macron, pak kohë më parë zhvilloi një takim me Ramën.

“Atë ditë unë vesha Adidas dhe ai (Macron) më tha se i pëlqente,” tha Kryeministri shqiptar një transmetimi televiziv lokal.

“A doni këto këpucë apo një palë si këto? “E pyeta. Dhe ai tha: “Jo, një çift si këto, numri i këmbës suaj është shumë i madh” – vazhdoi Rama -. Në atë moment unë u informova për madhësinë e këmbës së tij, ai e kishte 44, ndërsa unë e kam 46, më pas ia dërgova në Paris”, tha Rama.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hotelet nuk kan dhomë me nr 420, ja pse

Edhe sikur të jeni një...

Close