|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Corriere della Sera: “Shqipëria , sera europiane e prodhimit të drogës” 

E përditshmja italiane “Corriere della sera” ka publikuar sot artikullin me titull Shqipëria ,sera europiane e drogës”.

43 misione përtej kufirit të financës italiane të zhvilluara në tokën shqiptare nga janarit i këtij viti deri më sot kanë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë në një territor prej 213 hektarë.

E përditshmja italiane bën një historik të problematikës së mbjelljes së marijaunës në territorin shqiptar duke e nisur me gushtin e vitit 2004, kur një helikopter i policisë italiane më në bord dy nënkomisar policie, një mareshall i financës italiane e një zyrtar i antidrogës shqiptare, nisi të mbikqyr në rreth 400 metra lartësi, territorin e fshatit të Lazaratit. Ky helikopter u godit me kallashnikov nga banorët e fshatit. Për fat asnjë nuk mbeti i plagosur dhe pse serbatoi kryesor i helikopterit u godit nga plumbat e ulja në aeroporti u bë mjaft e vështirë.

“Prej këtij momenti e deri më sot ka ndryshuar gjeografia, lartësia, niveli i trafikantëve, mjetet, njerëzit, taktikat e mbrojtjes, teknikat e punësimit. Por nuk ka ndryshuar substanca, shkruan “Corriere della sera”, Shqipëria është sera europiane e drogës.”

Cdo vit një avion i financës italiane i modelit Piaggio P166DP1, sipas një marrëveshje me qeverinë shqiptare. në një kuotë prej 1000 metra mbikqyr rreth 20 % të territorit shqiptar, duke përjashtuar qytete, male e lumenj, pra rreth 50 % të territorit kombëtar.

Prej janarit deri më sot ky avion ka kontroluar rreth 21 hektarë të terrenit shqiptar e në 42 operacione kanë zbuluar rreth 753 mijë bië marijuane.

“Duhet mos harruar shkruan e përditshmja italiane se cdo bimë marijaune prodhon jo më pak se 2 kg e gjysëm drogë, madje dhe më shumë. E duke llogaritur se në Puglia në Itali 1 kg drogë shitet rreth 1300 euro, fitimi që do të sillnin 753 mijë  bimët e shkatërruar nga policia në Shqipëri, do t’i kapërcente 2 miliardë eur. Pra rreth 1/4 e PPB ( Prodhimi i Produktit të Brendshëm) të Shqipërisë.

Misioni i Financës italiane në Shqipëri drejtohet nga koloneli Joselito Minuto, e gjatë 3 viteve të fundit janë zbuluar mbi 600 mijë hektarë të mbjella me drogë.

Trafikantët e drogës që zgjedhin të nisen dhe nga ishujt grekë, për të qënë brenda Bashkimit Europian, kanë një rrjet të rëndësishëm  mbrojtje sidomos në rajonin e Pulias e janë skafistë të eksodit të viteve ’90 që  janë shnëdëruar shumë më teknologjikë, të rrezikshëm e aventurierë dhe kur Adriatiku është në stuhi të plotë. Por fitimet ja vlejnë këtë rrezik.

Kërkesa për marijuanë është e përhershme e sunduese, klanet nuk i përsërisin dy herë porositë.

“Por mbi mjetet lundruese transportohen dhe kokainë, armë, e disa thonë dhe muhaxhedinë në vajtje o ardhje për “luftën e shenjtë” në Lindjen e Mesme, shkruan “Corriere della Sera”.

“Pagat e policëve shqiptarë janë të ulëta, pak qindra euro, e ndjenja e nderit për uniformën, qënia i drejtë e respekti për veten, nuk evtiojnë që agjentët të blihen nga trafikantët. Trafikantë janë të fuqishëm, mafiozë, të pasur, me lidhje të rëndësishme.

“Sipas një investigatori, shkruan media italiane, probleni i marijuanës ka qënë gjithmonë. E mund të thuhet se sotështë përmirësuar koshienca ndja këtij fenomeni. Por koshienca për të arrestuar fshatarë që punonë në plantacione e drogës, apo shoferët e furgonave që e transportojnë nuk mjafton. Duhet të arrihet tek krerët e organizatave. Bosët jetojnë mes Shqipërisë e Italisë e fshihen se herë që perceptojnë se po ndodh dicka e kanë frikë arrestimin. Ndodh që një arrestim nuk konkretizohet në Itali ( mos vallë ka spiunë dhe në Itali) e në Shqipëri të kërkuarit i lënë përherë të ikin e zhduken.

Thuhet gjithashtu se në Shqipëri me 400 mijë euro një i kërkuar sistemon praktikën e tij e fiton lirinë e përhershme. Ndoshta për gjithë këtë nuk ka një zgjidhje e nuk do të ketë. Fakt mbetet që 1 kg marijuanë në Pulia shitet sot 1300 euro e në Veri të Italisë 1800 euro”, e mbyll artikullin e saj “Corriere della sera” me autor Andrea Galli.

corriere-della-sera

Add a Comment

%d bloggers like this: