|E hënë, Shkurt 27, 2017

“CR7 më i miri në histori të futbollit” 

Jorge Mendes beson se Ronaldo meriton Topin e Artë për vitin 2016

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka thënë se ylli i Real Madridit është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit, transmeton Express.

Portugezi pas fitimit të titullit “Goal 50” për herë të katërt, shihet si favoriti kryesor për ta fituar edhe “Topin e Artë”, që këtë vit ndahet nga “France Football”.

“Ronaldo ka pasur një sezon fantastik”, tha fillimisht Mendes.

“Ai ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, duke shënuar 16 gola dhe ka fituar Evropianin me Portugalinë. Për një shtet të vogël, fitorja e këtij titulli ka qenë i pamenduar dhe kjo vlen tri herë më shumë se sa fitorja e ndonjë shteti tjetër”, ka shtuar Mendes.

Sipas tij, shpallja e Ronaldos si futbollisti më i mirë në botë nga “Goal 50” është më se i merituar dhe beson se me të drejtë portugezit do t’i jepet edhe Topi i Artë si dhe do të konsiderohet si futbollisti më i mirë nga FIFA.

“Ai është një luftëtar, tejkalon vetën çdo ditë dhe nga perspektiva ime, Cristiano pa dyshim që është futbollisti më i mirë në histori të futbollit”, përfundoi agjenti i CR7.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Soda , mungesa ndikon në vdekjen e parakohshme

Shumica prej nesh, mendon se soda e bukës nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo, studimet...

Close