|E hënë, Korrik 24, 2017

Cristiano Ronaldo do ta mbyll karrierën tek Real Madridi 

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi për një tjetër klub Evropian, kështu thotë Michel Salgado.

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Michel Salgado, tashmë në pension, nuk e sheh Cristiano Ronaldon të mbrojë ngjyrat e një tjetër klubi.

Është spekuluar shumë për të ardhmen e katër herë fituesit të “Topit të Artë”, pas akuzave për evazion fiskal.

Manchester United e Paris Saint Germain shiheshin si destinacionet e mundshme të 32 vjeçarit, por kështu nuk mendon Salgado.

“Nuk e shoh Ronaldon me një fanellë tjetër, të paktën në futbollin prefesionit”, tha Salgado.

“Ndoshta do të pensionohet në Madrid, apo ndoshta do të shkojë në ndonjë ligë tjetër në Amerikë apo diçka të ngjashme”, shtoi ai.

“Por në futboll në Evropë, nuk mendoj se Ronaldo do të ndryshojë klub. Mendoj se është rehat në Real Madrid”.

“Momentalisht, ai është shpirti jonë, ai është njeriu që kërkojnë të gjithë kur luajmë ndeshje të mëdha dhe të jem i sinqertë, mendoj se ai do të qëndrojë”.

“Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Real Madridin pas asnjë dyshim. Nuk e shoh atë të veshë fanellën e një tjetër skuadre”, përfundoi Salgado.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
burgu
"Gjobëvënia", gardiania joshte , bashkëpunëtori presion me filmime.

     Tiranë - Falë një hetimi disa mujor të prokurorisë për krimet e rënda është bërë e mundur të zbulohet...

Close