|E premte, Mars 24, 2017

Daçiç kërcënon shtetet e painkuadruara që dëshirojnë ta njohin Kosovën 

Serbi – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë u ka bërë apel shteteve anëtare të Lëvizjes së shteteve të painkuadruara që, edhe përkundër presioneve për të njohur pavarësinë e Kosovës, të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtjen e normave dhe rendit juridik ndërkombëtar.

“U bëj apel juve që të qëndroni të palëkundur në mbrojtje të normave dhe rendit juridik ndërkombëtar kur flasim për mos-njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së krahinës sonë jugore dhe tentimeve të tyre unilaterale për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Vitin e kaluar tentuan të anëtarësoheshin në UNESCO, por që, duke iu falënderuar miqve tanë nga e gjithë bota, nga Afrika e deri në Amerikën Latine, nuk ia dolën”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

Daçiq, duke folur para anëtarëve të Lëvizjes, ka thënë se “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim të plotë me Kartën e OKB-së, me aktin final të Helsinkit dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999) që garantojnë integritetin territorial të Serbisë”.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare është kyçe për suksesin e dialogut që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Çdo ndryshim i mundshëm i qëndrimit të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës, do të ndikonte negativisht në konstruktivitetin dhe gatishmërinë e palëve në kompromis sikurse edhe në zbatimin e marrëveshjeve veçse të arritura”, ka shtuar Daçiq.

Ai ka porositur se Serbia është e gatshme të zgjidh çështjen e Kosovës me mjete paqësore dhe kjo “nuk është dobësi, por fuqi e jona”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Deputeti i PS Ervin Koçi dorëzon mandatin, largohet nga politika https://t.co/VEqjyLUEoB https://t.co/5suAv09NEt
4,857 people follow ALB365
Twitter Pic insanoca Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic helliwel Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k Twitter Pic alansouz Twitter Pic buju1zz Twitter Pic WanaAlif
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 55 vjecarit, kreu sex me dhunë me të rritur.

     Fier - Policia Fier ka vënë në pranga 55 vjecarin Stefan Dulaj banues ën Patos. Arrestimi i tij erdhi...

Close