|E enjte, Prill 27, 2017

Dardha dhe vetitë e saj 

Dardhat ulin yndyrat në gjak, forcojnë kockat si dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe luftojnë infeksionet.

Ky frutë i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese, transmeton 27.al.

Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”.

Të mirat e dardhës

Spontanisht, do të vendosej edhe dardha, në çështjen e shëndetit, krahas mollës dhe portokallit. Por ky frutë, ka edhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterolit në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr. Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat.

Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm, për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundra osteoporosës (sëmundje kockash) që shkaktohet nga mungesa e këtij minerali. Gjithashtu, ky mineral është i dobishëm dhe për trurin. Dardha, para ngrënies nuk duhet qëruar, pasi gjithë vitamina ndodhet ne lëkurën e saj. E freskët, është më mirë sesa një komposto, pasi tek kompostot një pjesë e vitaminave janë larguar. Kompostot përmbajnë rreth 25 % të vitaminave të frutit.

Ja pse duhet të hani dardha

Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.

Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Dardha konsiderohet edhe një frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar nga efektet anësore.

Ngrënia e tri apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së të parit tek të moshuarit. Kuercetina është një tjetër antioksidant që gjendet në lëvoren e dardhës, dhe ndihmon në parandalimin e kancerit deh dëmtimin e arterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës. Gjithashtu një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Cornell ka zbuluar se konsumi i dardhës ndikon në parandalimin e sëmundjes Alzhejmer.

Aftësitë kuruese të dardhës

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.

Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Studimi/ Ekspertët – Jo HEC-e mbi Vjosē https://t.co/XEo2h4UHEt https://t.co/5vBJi0WkCJ
11,380 people follow ALB365
Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic Lorensom Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic woolies0 Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic B_Happy_ Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic AndrijaF Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic xodlvm13 Twitter Pic Shawncha Twitter Pic adrianol Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Strasburgu – Në Shqipëri për çdo 100 mijë banorë, 207 janë në burg

Këshilli i Europës ka prezantuar raportin vjetor për Statistikat Penale. Mes 46 shteteve në raport, KiE ka analizuar dhe Shqipërinë,...

Close