|E hënë, Tetor 23, 2017

DASH : Shqiptaret mashtrohen me oferta pune, i nxjerin në rrugë per prostituta. 

prostituta    Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për trafikimin e personave duke e konsideruar Shqipërinë një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar.

Megjithatë një lajm i mirë është ngjitja e Shqipërisë në grupin 2 duke dalë nga lista e vëzhgimit të grupit.Fakt i vlerësuar edhe nga ambasadori Arvizu.

Shqipëria është një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar.Kështu vlerëson raporti i departamentit amerikan të shtetit për trafikimin e personave.

Sipas raportit “Femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.”

Raporti thekson se Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kamariere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual.

“Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri. Konsiderhet si një problem rritja e numrit të fëmijëve shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë.”

“Qeveria nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.”- thuhet në raport ndërsa i rekomandohet Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht në mënyrë energjike kundravajtjet e trafikimit dhe të dënojë dhe ndëshkojë autorët e trafikimit.

Në një editorial për këtë raport Ambasadori amerikan Alkesandër Arvizu konsideroi lajm të mirë rënditjen e Shqipërisë në grupin 2.

“Shqipëria përmirësoi performancën e saj, duke u ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ dhe duke dalë nga “Lista e Vëzhgimit e Grupit.”Qeveria duhet përgëzuar për këtë arritje” shprehet ai në editorialin e tij.

Ambasadori amerikan thekson se është thelbësore që qeveria dhe institucionet të ruajnë ritmin pozitiv dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të luftuar problemet serioze të trafikimit të njeriut që vazhdojnë të këmbëngulin në vend.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
2 të arrestuar në 24 orë

Lushnje - Nga Specialistët për krimet në  Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit Emiljano Prifti, 23...

Close