|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Dashuri e vërtetë, ky burrë u kujdes 56 vjet për gruan e paralizuar 

Ky burrë besnik ka kaluar 56 vjet duke u kujdesur për gruan e tij të paralizuar, Zhou Yu’ai dhe vazhdon ta dojë atë pa kushte. Historia e këtij fermeri kinez të quajtur Du Yanfa na bën të besojmë se dashuria e vërtetë e ekziston pa asnjë hije dyshimi.

Du dhe Zhou u martuan në vitin 1959, por vetëm 5 muaj pas dasmës së tyre, ata pësuan një goditje mizore. Zhou në moshën 20 vjeçare u prek nga një sëmundje misterioze dhe mbeti krejtësisht e paralizuar. Ajo humb të gjithë ndjesitë në trupin e saj, duke mos mundur të mbante më asgjë në duar. Po ashtu ajo kishte humbur aftësinë për tu riprodhuar.

Shumë nga miqtë e Du i sugjeruan të anulonte martesën e tij dhe të fillonte një jetë të re, por burri i dashur nuk pranoi. Ai i tha gruas: Mos u shqetëso, unë do të kujdesem gjithmonë për ju dhe e mbajti fjalën.

Përkushtimi i këtij burri, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fqinjëve, të cilët i ndihmojnë ata me nevojat ditore.

Çdo ditë ai e pastron, e ushqen dhe madje shpreson që një ditë ajo të shërohet. Ndoshta kjo është dashuria e vërtetë!

Add a Comment

%d bloggers like this: