|E diel, Qershor 25, 2017

Dashuroni? Ja mënyra shkencore për tu siguruar për atë që ndieni. 

DASHURIA-ESHTE-ALBSTROKA    Ku ndodhen emocionet? Në tru, sigurisht, por edhe në të rrahurat e zemrës. Ajo që tregon se çfarë ndjen një njeri është pikërisht organi i zemrës.

Zbulimi është bërë falë një studimi në Universitetin e Pizës dhe ka treguar se si një algoritëm matematikor mund të dallojë me saktësi atë që njeriu ndien, duke analizuar të rrahurat e zemrës.

Studimi është bërë ne bashkëpunim me Universitetin Essex dhe Harvard Medicinal School dhe Mitt. Ai është publikuar në revistën Scientific Reports. Ky zbulim mund të jetë i dobishëm në fushën e mjekësisë dhe në veçanti në psikiatri dhe psikofiziologji.

Gaetano Valenza, një nga autorët e kërkimit thotë: “Kemi bërë të mundur zhvillimin e një algoritmi matematikor nëpërmjet së cilit kemi arritur që duke përdorur analizat e elektrokardiogramës të bëjmë një vlerësim të gjendjeve të vazhdueshme emocionale”.

Ai shton se duke matur të rrahurat e zemrës janë të aftë të parashikojnë emocionin që shfaq rrahja e zemrës së personit që është marrë në vëzhgim.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
DASH, Kosova vend trazit për narkotikët

Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se Kosova mbetet vend kalimtar për drogat që transportohen drejt Evropës, por nuk është burim...

Close