|E premte, Maj 26, 2017

Dasma mbretërore jehonë në mediat ndërkombëtare (foto e video) 

Vëmendja ndaj dasmës mbretërore gjatë kësaj fundjave nuk ka qenë vetëm e mediave në vend, por ka marrë përmasa të mëdha edhe nga mediat ndërkombëtare.

Një oborr mbretëror ku për herë të parë mblidheshin më shumë se 20 familje mbretërore, rreth 100 aristokratë dhe me dhjetëra të ftuar të tjerë të rëndësishëm, pa dyshim që do tërhiqte pranë vetes me dhjetëra media të akredituara për të pasqyruar eventin në kohë reale.

Disa nga mediat më prestigjioze në botë, si britanikja Daily Mail, spanjollja Hola e shumë të tjera, i kanë kushtuar një artikull special dasmës mbretërore të organizuar këtë të shtunë. Mediat botërore e vlerësojnë fustanin e Elia Zaharias të bërë nga kreatorja kosovar

Për martesën mbretërore shqiptare kanë raportuar edhe disa nga mediat më të mëdha botërore, duke përfshirë edhe DailyMail, PopSugar dhe AFP. Ato kanë përcjell secilin detaj të ngjarjes, duke vënë në fokus fustanin e Elias

Princi Leka, pasardhësi i vetëm i mbretit të fundit të Shqipërisë, u martua me artisten e famshme Elia Zaharia të shtunën në një ceremoni të ndjekur nga mbretëresha spanjolle dhe përfaqësues të mbretërive tjera të njohura.

Për dasmën e madhe mbretërore u fol në mbarë botën, dhe mediat amerikane por edhe ato britanike u morën me gjitha detajet e çiftit, duke përfshirë edhe fustanin e Elia-së të cilin e ka punuar kreatorja më e famshme kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova.

Blerina tha se kjo ishte një “ëndërr e realizuar për të, dhe ky fustan do të jetë një pikë e ndritur në karrierën e saj”. Blerina Kllokoqi vazhdon të veshë disa nga personalitetet më të njohura shqiptare, por edhe diplomatë të huaj në Kosovë dhe jashtë saj.

Duke i njohur kredencialet e Blerinës, edhe Elia Zaharia ka vendosur që në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, stilin dhe fustanin e saj ta lë në duart e Blerinës.

Aktorja e famshme shqiptare, Elia Zaharia është anëtarja më e re e familjes mbretërore shqiptare e cila ka studiuar për teatër në Paris, shkruan AFP. Princi Leka, 34 vjeç, është i diplomuar nga akademia ushtarake Sandhurst e Britanisë, dhe është këshilltar i ministrit të jashtëm të Shqipërisë.

Më shumë se 20 anëtarë të familjeve mbretërore morrën pjesë në ceremoninë martesore, duke përfshirë Mbretëreshën Sofia të Spanjës, ish perandoren e Iranit Farah Diba, Princin Mihailo Karagjorgjeviç të Jugosllavisë dhe Princeshën Margarita të Rumanisë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PR qefmbetje me PD, regjistrohet më vete https://t.co/EV7YFWZ9Pb https://t.co/B4bs51JXkm
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
DASH : Shqiptaret mashtrohen me oferta pune, i nxjerin në rrugë per prostituta.

    Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për trafikimin e personave duke e konsideruar Shqipërinë një vend burimi dhe destinacioni...

Close