|E shtunë, Tetor 21, 2017

De Biasi: Kemi 2 fitore, jemi në vend të parë 

Në përfundim të ndeshjes kundër Lihtenshteinit, trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi u shpreh mjaft i kënaqur për rezultatin, por jo dhe aq për lojën pasi ishte i mendimit se kuqezinjtë mund të kishin luajtur dhe më mirë.

 “Luajtëm një ndeshje që sipas meje e kemi interpretuar mirë, ndoshta mund ta luanim edhe me më shumë kualitet. Por të luash këtë ndeshje nuk është e lehtë për askënd. Por është një rezultat i rëndësishëm që na jep besim për më vonë”, tha De Biasi.

Tekniku italian tha se kemi luajtur një mënyrë tjetër nga e zakonshmja, jo aq mirë sa shpresoja por kemi krijuar raste. Më kënaq që shënuam gol sidomos me Balajn, i cili kishte nevojë për vazhdimësi.

“Ka bërë një ndeshje të bukur, një gol të bukur që na hapi rrugën e fitores. Ka bërë një paraqitje të mirë dhe më bëhet qejfi që e vlerësojnë edhe ekspertët.

Nuk ka vlerë vendi i parë, kemi bërë dy ndeshje. Kemi pasur edhe një kalendar të përshtatshëm, zakonisht në favorin tonë nuk ka asgjë. Italia dhe Spanja u përballën me njëri-tjetrin dhe ata janë favoritet për vendet e para. Pas dy ditësh do të shohim më mirë situatën.

Për të do të mendojmë nesër. Më lini të verifikoj dhe analizoj fitoren e sotme, të shohim si jemi fizikisht. Mendoj se nuk kemi probleme gjithsesi. Do të përgatitim një ndeshje që është shumë e vështirë për ne”, tha ai.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vdes 17 vjeçari, dyshohet se u hodh nga kati i tret.

Durrës - Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të tretë të banesës ku jetonte....

Close