|E enjte, Korrik 27, 2017

De Fest ngre siparin, 5 netë festë arti në teatrin “Bylis” (video) 

Fier – De – Fest ka ngritur siparin mbrëmjen e së hënës. Teatër, Pasion, Argëtim

Nga data 10 deri në 14 tetor , cdo ditë në orën 18 magjia e teatrit do të zbresë në Teatrin “Bylis”.

Për pesë netë me rradhë në këtë skenë do të ngjiten trupa profesionistënga Italia, Kosova, Shqipëria.

Dhe jo vetëm kaq…. I madhi Pëllumb Kulla dhe miqtë e tij, në një Shoë të papërsëritshëm, për të gjithë të apasionuarit e artit skenik.

Zbriti në skenë: Armamaxa Teatro (Italia) me pjesën “La Regina Delle Nevi” (mbretëresha e dëborave), (Pikola Operina Rock), me regji të Enrico Messina,

Drejtori i ‘Adria Wealth’ Agron Xoxa ka pohuar se pas aktiviteteve të ngjeshura të verës  u rikthyen në vjeshtë me cfaqe teatrore me trupa jo vetëm nga Shqipëria, ballkani por edhe nga Italia. Për 5 netë Fieri ka festë arti, festë teatrore, ka pohuar Xoxa

Për alb365 Pëllumb Kulla do të pohonte se art është bërë dikur , vite më parë . Ne në kohën tonë bënim art nga mesi e lartë , bënim art me zemër, me shpirt, me duar, me kraharor ku njerëzit shikonin e dëgjonin. Humori dhe arti yn I atyre viteve mbahet mend sot e kësaj dite . Sot bëhet art nga mesi e poshtë sepse nuk ka filtra, ka banalitet, ka pohuar Kulla.

Para fillimit të cfaqes së trupës italiane  kryebashkiaku Armando Subashi ka folur para të pranishmëve se salla e cfaqeve si dhe godina e teatrit “Bylis” do ti nënshtrohet një rikonstruksioni. Iku koha kur këtu  në këtë sallë bëheshin cfaqe edhe për festën e abetares, tashmë do ti kthejmë dinjitetin kësaj skene, të shikojmë majat e këpucëve kur të hymë brenda, ka pohuar Subashi.

Kanë folur  para të pranishmëve edhe Pëllumb Kulla, Leka Bungo, Luftar Paja të cilët kanë dhënë mendimin e tyre.

Për më tepër shikoni videot

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
3 të arrestuar , ndër ta edhe shoferi i autobuzit të aksidentit në Levan

Lushnje - Fier - Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Artur Sinani, 38 vjeç, banues në fshatin Karbunarë ...

Close