|E diel, Qershor 25, 2017

DEA: Gjate vitit te kaluar nga Shqiperia kane kaluar 5 ton heroine Irani. 

image    Greqi – Një nga krerët e organizatës së cilës ju kap 1 ton heroinë është shqiptar. Siç bëhet e ditur nga hetimi i policisë, shqiptari nuk është arrestuar dot, pasi ishte larguar nga vendi para se të kryhej operacioni dhe të viheshin në pranga 11 persona, 6 turqë dhe 5 grekë. Gjithashtu, media greke ka zbuluar edhe detaje të reja nga dosja e hetimit, si trafikimin e 5 tonëve heroinë nga territori shqiptar. Heroina e sekuestruar mësohet se ishte e cilësisë së parë, me pastëri maksimale. Nëse kjo lëndë narkotike do të përziheje me përbërës të tjerë, do të përfitohej një sasi prej 7 deri në 8 tonë heroinë, që nëse do të shitej në treg do të sillte një pasuri marramëndëse në para.

Gjatë hetimeve, policia greke në bashkëpunim dhe me departamentin e Antidrogës së SHBA-së, DEA, ka zbuluar se Shqipëria ishte një nga vendet kryesore nga ku kalonin ngarkesat me lëndë narkotike heroinë. DEA amerikane gjatë hetimeve ka zbuluar se, nëpërmjet Shqipërisë janë trafikuar të paktën 5 tonë kokainë, në 3 dërgesa të veçanta.

Colombia Drugs     Sipas tyre, këto dërgesa janë kryer brenda një viti, por pa e specifikuar për cilin vit bëhet fjalë, por besohet për atë 2013, pasi hetimet ndaj këtij grupi kishin gati dy vite që kishin nisur. E droga mësohet se, transportohej në të shumtën e rasteve në rrugë tokësore, nga Irani, në Stamboll më pas në Greqi, nga aty në Shqipëri, e nga vendin ynë në drejtim të Kosovës, për të përfunduar në vendet e Bashkimit Europian, ku preferenciale ishin Belgjika e Gjermania. Në të gjitha rastet heroina ishte transportuar me anë të kamionëve të tonazhit të madh, të cilët ngarkoheshin me materiale të ndryshme.

Plot 1 ton e 130 kg heroinë është bllokuar ditë më parë pas një operacioni tepër sekret të autoriteteve greke, ndërsa është shkatërruar një rrjet ndërkombëtar i trafikimit të drogës. Por nga informacionet e dala prej hetimit, është mësuar se, një ndër kokat kryesore të këtij trafiku ishte dhe një shqiptar, bashkë me turkun e moshuar, i cili mësohet se rrinte në karrige me rrota. Në pranga kanë përfunduar 11 persona, 6 grekë, mes të cilëve një 15-vjeçar dhe 5 të huaj, të gjithë turq. Midis të arrestuarve ndodhet gjithashtu vajza e një tregtari diamantësh, i cili është edhe pronari i vilës ku u gjet lënda narkotike.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sulmi – I zbulohen mesazhet sulmuesit

Francë - Njeriu i cili sot ka shtënë në drejtim të policisë në Paris duke lënë të vdekur një dhe...

Close