|E shtunë, Janar 20, 2018

Debati/ Çfarë besimi kishte Skënderbeu? Kisha e Fierit thotë …. 

Besimi fetar i Gjergj Kastriot Skënderbeut duket se do të jetë një çështje që do të ngjallë debat nga historianët shqiptarë

Në kuadër të vitit kushtuar Heroit tonë Kombëtar Mitropolia e Apolonisë dhe Fierit ka zhvilluar një shërbesë përkujtimore për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Katedralen e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit.

Gjatë kësaj shërbese kishtare të drejtuar nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, At Dhimitri ka renditur disa fakte dhe prova që sipas tij vërtetonin se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ortodoks.

Në këtë shërbesë Mitropoliti, Hirësia e tij, Nikolla mbështeti versionin e dhënë nga at Dhimitri për besimin fetar të Heroit tonë Kombëtar, ndërsa shtoi se ai luftoi deri në fund të jetës së tij jo vetëm për mbrotjen e trojeve shqiptare, por edhe të mbarë krishtërimit.Në shërbesën e mbajtur me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, në Kishën Shën Gjergji, që mban emrin e tij, Skënderbeu është lartësuar si një figurë madhështore.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
taipi, lepuri pa vesh
E rrallë. Taipi, lepuri i lindur pa vesh. ( foto e video)

   Fier - Leonard Binjaku...

Close