|E shtunë, Maj 27, 2017

Debati për plehrat – Aktivisti deputetit PS live në tv, na keni çarë trapin (video) 

Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike, ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko, në “News24” për të biseduar në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve, që është votuar në kuvend ditë më parë.

Gjatë bisedës tonet e panelistëve janë nxehur, kur aktivisti i është drejtuar i indinjuar deputetit socialist Besnik Baraj, i cili është edhe hartues i ligjit të mbetjeve, duke i thënë: ‘Na keni çarë t….. 25 vite rresht!’.

Moderatorja Ola Bruko është munduar të qetësojë situatën e krijuar, por i riu i irrituar ka thënë se kjo është gjuha që populli përdor në përditshmëri për politikën dhe se nuk do të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur gjatë emisionit.

Sakaq, para parlamentit kanë qenë aktivistë të tjerë të Organizatës Politike ku kanë ndërhyrë herë pas here në debatin televiziv. Gjatë gjithë kohës ata janë monitoruar nga Policia e Shtetit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama sot në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do ta vizitojë Aleancën...

Close